Veshja në ngjyrë vjollcë nga Christopher John Rogers, e Kamala Harris, në ceremoninë e 20 janarit, mori jo pak vëmendje nga mediat për pamjen dhe nënkuptimet që ajo kishte.
Ndërkohë, pak ditë më vonë, në internet po qarkullon fotoja e Lisa Simpson, personazhit nga “The Simpsons”, e cila ka pak a shumë të njëjtën veshje me zëvëndëspresidenten e re të Shteteve të Bashkuara:
Today is the only day you can tweet this pic.twitter.com/SrJFPxqjUW
— rainygay (@rainygay1) January 20, 2021
Kjo nuk është hera e parë që Simpsons “parashikon” të ardhmen. Një episod i vitit 1996 “paralajmëroi” trazirat e Kapitolit.
There’s an actual TV special tonight regarding the inauguration with Tom Hanks. The Simpsons don’t miss. pic.twitter.com/qYdyFGIKn7
— Caleb Robinson | #BLACKLIVESMATTER (@NerdDiamond84) January 20, 2021
Simpsons janë pjesë e një serie të çuditshme rastësish ndër vite.
Sidoqoftë, kostumi në nuanca të lejlasë i Harris, sipas ekspertëve, është një përzierje e të kuqes (republikanë) dhe blusë (demokratë). Ndoshta, këtë po mendonte edhe Lisa Simpson.
I njëjti supozim për "parashikim", është bërë edhe me veshjen e Hillary Clinton, e ngjashme me atë të Kamala Harris.
Skenaristët e "The Simpsons" e kanë kuptuar prej kohësh se politikanët janë të parashikueshëm dhe e kanë shfrytëzuar këtë më së miri.
Për gjithë rastet kur duket sikur Simpsons po parashikon të ardhmen, lexoni këtu.
Burimi: Glamour