Në kopertinën më të fundit të W, Cyrus shfaqet nudo me vetullat kaq të zbardhura sa nuk i duken fare. Ronan Farrow ka folur me të dhe këngëtarja ka ofruar mendimin e saj në lidhje me disa tema , mendime që do ju bëjnë të ngrini vetullat tuaja të pazbardhura.
1. Mesazhi i Miley-t për modën: “Nuk ka pse të kesh flokë të verdhë e të gjatë dhe gjoks të madh.
Gjithnjë më krahasojnë me seksualitetin punk – rrok ndërkohë që mua s’më intereson fare. Si Madonna ose Blondie, Joan Jett, unë ende jam e emocionuar kur jam në skenë.
2. Debatet, që shkaktojnë rolet e njerëzve me ngjyrë ose njerëzve të vegjël nëpër koncertet e saj, nuk e bezdisin.
“Nuk më intereson fare. Unë nuk jam Disney dhe nuk duhet të kem një vajzë aziatike, një vajzë me ngjyrë dhe një të bardhë, që të jem korrekte moralisht. Nuk po bëj asnjë lloj deklarate.”
3. Ishte shumë, shumë e lumtur, që Bangerz ishte në listën e albumeve më të mira të 2013.
“Bënë një përmbledhje në Rolling Stone, për albumet më të mira të vitit 2013, dhe albumi im ishte në listë! E printova. “
4. Nuk i pëlqejnë fëmijët.
“Nuk i dua fëmijët…Janë kaq të këqinj. Ndonjëherë shikoj fëmijë me prindërit e tyre dhe dua të shkoj dhe ti rrah vetë…Për shembull, kur më takojnë thonë “Mami as iPhone nuk di të përdorësh. A na bën një foto?” Dhe unë që them “Shoku, nëse do ti flisja mamit ashtu, kur isha e vogël, nuk do të kisha as telefon, as kompjuter, as televizor, asgjë”.
5. Thotë se nuk vesh rroba, sepse është rritur “jashtë”.
“Nuk rrinim kurrë brenda dhe nuk vishnim kurrë këpucë. Prandaj mendoj se nuk më pëlqen të vesh rroba dhe qëndroj lakuriq shumicën e kohës.”
6. Nuk largohet kurrë nga shtëpia.
“Përse të shkoj në kinema? Kam një televizor gjigand. Kemi një kuzhinier që gatuan ushqim të mrekullueshëm. Nuk kemi nevojë të largohemi. Preferoj më tepër të qëndroj këtu, ku jam rehat.”
7. Ka mall për ditët e largëta të hashashit organik.
“Më pëlqen hashashi. E adhuroj të bëhem dru…thjesht do ta preferoja siç ishte dikur, hashash i mirë, organik.”
Burimi: Rolling Stone
