Fashion & Beauty

10 ide për manikyr francez të frymëzuara nga trendi më i madh i verës

11.webp
Foto: gels.byffi/ Instagram

Nëse ka një ngjyrë që po dominon verën e 2026-s, ajo është pa diskutim e verdha gjalpë. E ëmbël, e butë dhe plot energji, kjo nuancë ka vazhduar të fitojë popullaritet që prej vitit të kaluar dhe tashmë është kthyer në një nga tendencat më të dashura të sezonit.

Nga fustanet e lehta deri tek aksesorët, e verdha gjalpë është kudo, por një nga mënyrat më elegante për ta sjellë në stilin tënd është përmes manikyrit. Dhe duke qenë se manikyri francez vazhdon të mbetet ndër zgjedhjet më të kërkuara, kombinimi i tij me këtë ngjyrë është receta perfekte për thonj verorë.

Ja 10 ide që mund t’i ruani për takimin e radhës në sallonin e bukurisë:

1. Krem boronice

1.webp

Një kombinim i së verdhës gjalpë me detaje në ngjyrë boronice krijon një pamje të ëmbël, të freskët dhe shumë verore. Kontrasti mes dy ngjyrave e bën manikyrin të duket njëkohësisht elegant dhe argëtues.

2. Me gurë dekorativë

2.webp

Për ato që duan pak shkëlqim, manikyri francez në nuanca të verdha mund të zbukurohet me gurë dekorativë të vegjël. Rezultati është glamur i garantuar.

3. Sa më shumë detaje, aq më mirë

3.webp

Nëse minimalizmi nuk është për ju, zgjidhni një model me perla, kristale, detaje tredimensionale dhe motive dekorative. E verdha gjalpë kombinohet bukur edhe me elementë argjendi.

4. Ngjyrat klasike të verës

4.webp

E kuqja, bluja dhe e verdha bashkohen në një manikyr me frymë tropikale. Lulet e vogla e bëjnë zgjedhjen ideale për pushime pranë detit.

5. Margaritat e vogla

5.webp

Thonjtë francezë në të verdhë dhe të bardhë, të kombinuar me lule margaritash, krijojnë një pamje romantike dhe të lezetshme që përshtatet me çdo veshje verore.

6. Limonadë me luleshtrydhe

6.webp

Një dorë me maja të verdha dhe tjetra me maja rozë të çelëta? Pse jo! Vijat transparente dhe detajet me shkëlqim e bëjnë këtë model një nga më të veçantët e sezonit.

7. Frymëzim nga vitet 2000

7.webp

Pikat, yjet, gurët dekorativë dhe vijat shumëngjyrëshe sjellin nostalgjinë e viteve 2000. E verdha gjalpë shfaqet vetëm në disa detaje, por mjafton për të tërhequr vëmendjen.

8. Romantike dhe femërore

8.webp

Për adhurueset e estetikës romantike, ky model kombinon lule, pika dekorative dhe detaje që ngjajnë me krem pastiçerie. Rezultati është delikat dhe shumë vajzëror.

9. Gati për pushime

9.webp

Majat franceze në të verdhë, lulet, detajet tredimensionale që ngjajnë me pika uji dhe elementët dekorativë krijojnë manikyrin perfekt për verën dhe udhëtimet.

10. Aura me kontrast

10.webp

Nëse ju pëlqejnë thonjtë me efekt aure, kombinoni të verdhën gjalpë me blu të fortë. Kontrasti mes dy nuancave krijon një nga kombinimet më të bukura dhe më të guximshme të sezonit.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_