Brezat më të mëdhenj priren ta kritikojnë brezin Z për qëndrimin e tyre ndaj institucioneve tradicionale dhe normave shoqërore. Të rinjtë e këtij brezi kanë qenë ndër shtytësit kryesorë të ndryshimeve kulturore dhe profesionale që vendosin në plan të parë stabilitetin dhe mirëqenien mendore.
Edhe pse është e lehtë të tallesh për mënyrën e tyre ndryshe të të parit të jetës, duket se në disa raste kanë të drejtë. Brezi Z ka më shumë gjasa t’i japë përparësi shëndetit dhe mirëqenies, dhe kjo reflektohet edhe në zakonet e tyre.
Zakone të brezit Z që në fakt janë të mira për ju
1. Të filmosh përditshmërinë
Filmimi i përditshmërisë mund të ndihmojë në shprehjen e emocioneve, rritjen e vetëdijes dhe lehtësimin e ndjenjës së izolimit. Edhe kur videot nuk publikohen, ato mund të shërbejnë si një mënyrë për të përpunuar atë që po përjetohet.
2. T’i japësh përparësi ekuilibrit mes punës dhe jetës
Brezi Z po vendos kufij më të qartë mes punës dhe jetës personale. Koha për familjen, miqtë, hobit dhe interesat jashtë punës konsiderohet po aq e rëndësishme sa karriera.

3. Të veshësh atlete të trasha
Edhe pse shpesh tallen për pamjen e tyre, atletet e trasha ofrojnë më shumë rehati dhe mbështetje. Zgjedhja e tyre tregon se rehatia mund të jetë më e rëndësishme se moda.
4. Të krijosh miqësi në internet
Miqësitë në internet mund të jenë veçanërisht të vlefshme për njerëzit që ndihen të vetmuar ose jetojnë në vende ku e kanë të vështirë të gjejnë persona me interesa të përbashkëta.

5. Të përdorësh fotografitë dhe videot e shkurtra për të komunikuar
Komunikimi përmes fotografive dhe videove mund të krijojë një ndjesi më të afërt sesa mesazhet e zakonshme. Megjithatë, lidhja ballë për ballë mbetet mënyra më e mirë për t’u afruar me të tjerët.
6. Të bësh shëtitje në heshtje
Shëtitjet pa telefon, muzikë apo shpërqendrime ndihmojnë në shkëputjen nga teknologjia dhe krijojnë kohë për qetësi. Për brezin Z, kjo mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të vendosur kufij më të shëndetshëm me ekranet.

7. Të blesh ushqime të shëndetshme
Brezi Z po i jep më shumë rëndësi ushqyerjes së shëndetshme, edhe kur produktet cilësore kushtojnë më shumë. Për ta, shpenzimi për ushqim të mirë shihet si një investim në shëndetin fizik dhe mendor.
8. Të ushqehesh në mënyrë fleksibël
Në vend të rregullave të ngurta, disa të rinj zgjedhin të konsumojnë mish më rrallë dhe ta përshtatin ushqyerjen sipas situatës. Kjo mund të jetë më e kënaqshme dhe njëkohësisht më e mirë për mjedisin.

9. Të mos ndjekësh gjithmonë rregullat tradicionale të veshjes në punë
Veshjet më të rehatshme në punë mund të ndihmojnë në rritjen e mirëqenies dhe produktivitetit. Ato gjithashtu e bëjnë veshjen profesionale më të arritshme financiarisht.
10. Të publikosh shumë gjëra të përditshme në rrjetet sociale
Brezi Z shpesh zgjedh të publikojë momente më spontane dhe më pak të kuruara. Kjo lidhet me dëshirën për të qenë më autentik dhe për të mos iu përshtatur gjithmonë standardeve tradicionale të bukurisë.

11. Të bësh një dush të gjatë dhe të kujdesesh për gjithçka
Një dush i gjatë ku përfshihet larja e flokëve, depilimi dhe kujdesi për trupin mund të jetë një moment i mirë për t’u çlodhur. Përveç kujdesit personal, kjo rutinë krijon kohë të dedikuar për veten.
-
-
-
-
-
Sekreti i një martese të lumtur? Përgjigjet një profesor i Harvardit
4 Shtator, 12:51




