Health

3 “F”-të që duhet të kesh në pjatë për shëndetin e sistemit tretës

3 “F”-të që duhet të kesh në pjatë për
Foto: Women's Health

Shëndeti i sistemit tretës është kthyer prej kohësh në një nga temat më të përfolura të mirëqenies, bashkë me probiotikët, pluhurat “green” dhe suplementet që premtojnë gjithçka. Por sipas Jordan Haworth, fiziolog gastrointestinal, gjërat mund të jenë shumë më të thjeshta.

Ai thotë se baza e një zorre të shëndetshme mund të përmblidhet në atë që quan “3 F-të”:

1. Fibrat

Fibrat janë ndër gjërat më të rëndësishme për tretjen dhe për mikrobiomën e zorrëve. Haworth sugjeron ushqime si fasulet, tërshëra, mollët, dardhat, drithërat integrale dhe farat chia.

Sa më e larmishme të jetë dieta, aq më mirë, sepse lloje të ndryshme fibrash ushqejnë grupe të ndryshme bakteresh të dobishme në zorrë.

2. Fenolet (polifenolet)

Polifenolet janë përbërës natyralë që gjenden sidomos te ushqimet me ngjyra të forta dhe te disa ushqime me shije pak më të hidhur. Në këtë kategori futen boronicat, lakra e kuqe, kafeja, çokollata e zezë dhe vaji i ullirit.

Përveç rolit të tyre antioksidues, polifenolet ndërveprojnë edhe me mikrobiomën dhe mund të ndihmojnë për një ekuilibër më të mirë të baktereve në zorrë.

3. Fermentet (ushqimet e fermentuara)

Këtu hyjnë kosi, kefiri, kimchi dhe lakra turshi. Ushqimet e fermentuara mund të sjellin mikroorganizma të dobishëm dhe përbërës që mbështesin diversitetin e mikrobiomës.

Sipas ekspertit, nuk është e nevojshme të marrësh me patjetër probiotikë të shtrenjtë për të bërë diçka të mirë për zorrët. Përkundrazi, një dietë e pasur me fibra, polifenole dhe ushqime të fermentuara, e kombinuar me gjumë të mirë, menaxhim të stresit dhe aktivitet fizik të rregullt, është një bazë shumë më e rëndësishme.

Pra, nëse do një formulë të thjeshtë për ta mbajtur mend: më shumë fibra, më shumë ngjyra dhe pak ushqime të fermentuara në përditshmëri.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.