Metropolitan

3 seriale që mund t’ju shpëtojnë nga pritja për sezonin e ardhshëm të "House of the Dragon"

kWcmUaH6yh7SxX7oy8undN.jpg

Finalja e sezonit të tretë të House of the Dragon la pas jo pak pikëpyetje, sidomos për atë që e pret familjen Targaryen dhe personazhet që kanë mbetur ende gjallë në këtë fazë të historisë së Westeros. Dhe nëse tashmë po ndjeni boshllëkun e gjatë deri në sezonin e ardhshëm, ka disa seriale që mund t’ju ndihmojnë ta kaloni pritjen.

Nëse ju mungon Game of Thrones dhe e keni përfunduar edhe A Knight of the Seven Kingdoms, këto tre produksione mund të jenë zgjedhje ideale. Pushteti, familjet që luftojnë për fronin, tradhtitë, magjia dhe personazhet që bëjnë gjithçka për të fituar janë të gjitha aty, edhe nëse jo gjithmonë me dragonj.

The White Queen 

the-white-queen-review-starz-ezgif.com-webp-to-jpg-converter.jpg

Kanë kaluar vite që nga botimi i librit të Philippa Gregory, mbi të cilin bazohet seriali, por historia vazhdon të jetë po aq tërheqëse. The White Queen na çon në zemër të Luftërave të Trëndafilave, konfliktit të përgjakshëm mes shtëpive York dhe Lancaster për kontrollin e fronit anglez.

Në qendër është Elizabeth Woodville, një grua që arrin deri në fron përmes martesës së saj, duke shkaktuar njëkohësisht skandale dhe përplasje politike. Intrigat familjare, lufta për pushtet dhe aleancat që ndryshojnë vazhdimisht e bëjnë serialin një alternativë të mirë për fansat e House of the Dragon

Succession 

succession-hbo.jpg

Nëse ajo që ju tërheq te House of the Dragon është lufta brenda familjes për pushtet, atëherë Succession është zgjedhja perfekte. Këtu nuk ka shpata, dragonj apo mbretëri, por ka diçka po aq të rrezikshme: para, ndikim dhe një familje që është e gatshme të bëjë pothuajse gjithçka për të kontrolluar perandorinë e saj.

Patriarku Logan Roy, drejtuesi i një prej kompanive më të fuqishme mediatike në SHBA, nis të mendojë për të ardhmen e biznesit dhe pasardhësin e tij. Kjo mjafton për të ndezur një luftë të pamëshirshme mes fëmijëve të tij, të cilët zbulojnë gradualisht se deri ku janë të gatshëm të shkojnë për pushtet. 

The Wheel of Time

wheel-of-time.jpg

Edhe pse The Wheel of Time u anulua pas tre sezonesh, seriali i bazuar në librat e Robert Jordan mbetet një prej produksioneve më interesante të zhanrit fantasy të viteve të fundit.

Historia ndjek pesë të rinj nga një fshat i vogël, jeta e të cilëve ndryshon përgjithmonë kur zbulojnë se njëri prej tyre mund të jetë Dragoi i Rilindur, një figurë që mund të shpëtojë ose të shkatërrojë botën. Pra, po, ka edhe këtu një lloj “dragoi”, vetëm se jo në formën që jemi mësuar të shohim te Targaryenët.

Magjia, profecitë, konfliktet politike dhe personazhet e forta femra krijojnë një univers që mund t’u pëlqejë veçanërisht fansave të House of the Dragon. Dhe kush e di, ndoshta interesi i fansave mund të jetë pikërisht ajo që i duhet këtij “dragoi” për t’u rikthyer një ditë.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨