
Sa herë ke shkruar një qëllim në një fletore apo e ke ngjitur në ndonjë fletushkë në tavolinën e punës, vetëm për ta harruar pas disa javësh? Është e lehtë të entuziazmohesh për një ëndërr të madhe, por pjesa e vështirë është ta ndjekësh deri në fund. Ndërsa ecën drejt realizimit të një qëllimi, rruga shpesh duket më e lodhshme dhe më sfiduese sesa e kishe menduar. Dhe aty, shumë njerëz fillojnë të heqin dorë.
Por ka edhe nga ata që nuk ndalen. Edhe kur lodhen, dyshojnë apo ndihen të vetmuar në rrugën e tyre, ata vazhdojnë përpara, derisa ta arrijnë atë që kanë ëndërruar.
Sipas astrologjisë, tre shenja të zodiakut dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe vullnetin e hekurt. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, dashuri apo vetëzhvillim, nuk ndalen për asnjë arsye.
Demi
Nëse ekziston dikush që di të presë dhe të qëndrojë i palëkundur në qëllimet e tij, ai është Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, Demat nuk e braktisin lehtë atë që kanë vendosur në mendje. Ata nuk harrojnë kurrë çfarë duan.
Si një shenjë Toke, kërkojnë siguri, stabilitet dhe investojnë me durim në ndërtimin e një jete të fortë. Të sunduar nga Afërdita, planeti i bukurisë dhe kënaqësisë, Demi shtyhet nga dëshira për ta bërë jetën sa më të këndshme. Kjo është forca e tij: këmbëngulje pa dramë, por me qëllim të qartë.
Akrepi
Pasioni dhe intensiteti janë dy cilësitë që e bëjnë këtë shenjë të veçantë në rrugën drejt suksesit. Kur një Akrep i vendos diçka vetes, nuk tërhiqet, edhe kur gjërat bëhen të vështira.
Ata motivohen nga ndjenja të thella, shpesh nga e kaluara, nga përvoja që i kanë formësuar apo edhe nga dëshira për t’i provuar vetes dhe të tjerëve se janë më të fortë se sa duken. Akrepi nuk dorëzohet, por transformohet dhe ngrihet më i fortë pas çdo sfide.
Bricjapi
Kur të tjerët ndalen për të pushuar, Bricjapi vazhdon të punojë. I quajtur shpesh si "strategu i zodiakut", kjo shenjë është mjeshtre në planifikim, organizim dhe në ndarjen e një qëllimi të madh në hapa të vegjël dhe të qartë.
Sunduar nga Saturni, planeti i strukturës dhe përgjegjësisë, Bricjapi është natyrshëm i disiplinuar dhe nuk i trembet punës së palodhur. Ai nuk ka nevojë për motivim të jashtëm, qëndrueshmëria e tij vjen nga brenda. Nëse ka një shenjë që e përfundon gjithmonë atë që ka nisur, është pikërisht Bricjapi.