Një prej veshjeve më ikonike të Princeshës Diana do të dalë në ankand për herë të parë në gati tre dekada. I njohur si “Fustani i Hakmarrjes”, modeli i zi i krijuar nga stilistja Christina Stambolian do të ofrohet në Sotheby’s në Nju Jork, më 9 dhjetor 2026. Vlera e tij parashikohet të jetë mes 150 mijë dhe 300 mijë dollarëve.