Horoscope

4 shenjat që do ta ndiejnë më fort Hënën e Plotë në Bricjap

 

f523ff0198580d254081c3af523819fe.jpg

Edhe pse Hëna e Plotë e Luleshtrydhes tingëllon romantike dhe e ëmbël, astrologët thonë se këtë vit ajo do të sjellë emocione të forta dhe sfida për disa shenja të horoskopit. Hëna e Plotë ndodh në shenjën e Bricjapit, përballë Diellit në Gaforre, duke nxitur reflektim, nostalgji dhe nevojën për të rishikuar marrëdhëniet, vetëbesimin dhe prioritetet.

Sipas astrologëve, katër shenja do ta ndiejnë më fort ndikimin e kësaj faze hënore, pasi do të përballen me ndryshime të rëndësishme personale dhe emocionale.

Shigjetari

Për Shigjetarin, kjo Hënë e Plotë vë në provë vetëbesimin. Mund të nisni të vini në pikëpyetje mënyrën si e shihni veten, njerëzit që ju rrethojnë dhe vlerën që i jepni vetes.

Astrologët këshillojnë të mos e lidhni ndjenjën e suksesit vetëm me paratë apo arritjet materiale. Kjo periudhë ju ndihmon të kuptoni më mirë kush jeni dhe cilët njerëz meritojnë të jenë pjesë e jetës suaj.

858f54ccd9e354ece7a4ad581ed70492.jpg

Binjakët

Për Binjakët, kjo fazë shënon një transformim të fortë personal. Mund të ndiheni sikur po mbyllet një kapitull i rëndësishëm dhe po hapet një tjetër.

Është momenti për të reflektuar mbi mësimet e muajve të fundit dhe për të pranuar ndryshimet që jeta po ju kërkon. Sa më shumë t'i besoni intuitës, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë.

Gaforrja

Për Gaforret, fokusi kryesor janë marrëdhëniet. Astrologët paralajmërojnë të tregoheni të kujdesshëm me njerëzit që rikthehen papritur në jetën tuaj, pasi jo të gjithë kanë qëllime të mira.

Me nisjen e prapavijës së Mërkurit në të njëjtën ditë, komunikimi mund të bëhet më i ndërlikuar. Vendosni kufij të qartë dhe mos kini frikë të thoni atë që mendoni.

download (15).png

Bricjapi

Me Hënën e Plotë në shenjën e tyre, Bricjapët do të përballen me perfeksionizmin dhe emocionet që kanë mbajtur të fshehura prej kohësh.

Astrologët sugjerojnë të lini mënjanë nevojën për të kontrolluar gjithçka dhe t'i lejoni vetes më shumë spontaneitet dhe gëzim. Kjo është një periudhë ideale për të lënë pas barrën e së shkuarës dhe për të ecur përpara me më shumë qetësi.

REELS

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi