Showbiz

480 mijë rruaza dhe 25 mijë pupla! Fustani i nusërisë së Dua Lipa-s është një vepër arti

dua_lipa-768x751.jpg

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit momente nga dasma e saj me aktorin britanik Callum Turner, e cila u mbajt në fillim të këtij muaji në Siçili. Ceremonia private mblodhi familjarë dhe miq të afërt të çiftit, ndërsa më herët ata kishin zyrtarizuar lidhjen edhe me një ceremoni civile në Bashkinë e Londrës, në fund të majit.

Në fotot e publikuara nga këngëtarja, shfaqen momente romantike me bashkëshortin e saj, si dhe detaje nga ceremonia, ku vëmendjen e mori fustani i saj spektakolar i nusërisë, i krijuar nga Chanel Haute Couture. Bëhet fjalë për krijimin e parë të stilistit Matthieu Blazy, duke e bërë atë edhe më të veçantë.

 

Fustani u realizua tërësisht me dorë dhe përfshiu një punë artizanale të jashtëzakonshme. Në të u përdorën 480 mijë rruaza të punuara nga Atelier Montex, ndërsa elementët dekorativë të qëndisur nga Lesage kërkuan plot 1.155 orë punë. Bishti dy metra i gjatë i fustanit u zbukurua me 25 mijë pupla delikate të krijuara nga Lemarié.

Dua e kompletoi pamjen e saj me një vello të punuar me dorë, të zbukuruar me rruaza dhe pupla, si dhe me taka të bardha sateni nga Massaro. Ndërkohë, për ceremoninë civile në Londër, artistja kishte zgjedhur një kostum të bardhë nga Schiaparelli, të frymëzuar nga look-u ikonik i Bianca Jagger.

Edhe Chanel i kushtoi vëmendje të veçantë këtij momenti, duke publikuar një postim ku tregonte procesin e krijimit të fustanit. Shtëpia e famshme e modës shprehu urimet më të mira për këngëtaren, duke theksuar se ishte e nderuar që e veshi atë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.

Historia e dashurisë mes Dua Lipës dhe Callum Turner nisi të tërhiqte vëmendjen e publikut në fillim të vitit 2024, kur ata u panë së bashku në disa evente dhe dalje publike. Edhe pse fillimisht u përpoqën ta mbanin romancën larg syrit të mediave, marrëdhënia e tyre u bë shpejt një nga më të komentuarat në showbiz. Me kalimin e kohës, çifti u shfaq gjithnjë e më shpesh së bashku në tapetet e kuq dhe në rrjetet sociale, duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Pas më shumë se një viti romancë, lajmet për fejesën e tyre nisën të qarkullonin në fund të vitit 2025. Tashmë, me martesën e tyre në Siçili, Dua Lipa dhe Callum Turner kanë hedhur hapin e radhës në historinë e tyre të dashurisë, duke kurorëzuar një lidhje që u zhvillua larg zhurmës, por nën vëmendjen e vazhdueshme të fansave në mbarë botën.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_