Ndërrimi i stinëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një gardërobë krejtësisht e re. Ka disa veshje dhe kombinime që funksionuan gjatë verës dhe do të vazhdojnë të jenë po aq elegante edhe në vjeshtë, mjafton t'i stiloni ndryshe. Ja cilat janë gjashtë tendencat që ia vlen t'i mbani ende në dollap.
1. Bluzat e bardha me mëngë të gjata


Edhe pse mund të duken të pazakonta për ditët e nxehta, këtë verë u kthyen në një nga veshjet bazë të garderobës. Në verë kombinoheshin me pantallona të gjera dhe sandale të sheshta, ndërsa në vjeshtë do të duken perfekte me xhinse, taka ose mokasina për një pamje të pastër dhe elegante.

2. Këpucët balerinë prej sateni


Janë ndër këpucët më elegante të momentit dhe nuk do të zhduken me fundin e verës. Në muajt e ngrohtë u kombinuan me fustane të lehta, ndërsa në vjeshtë do t'u japin jetë veshjeve me ngjyra neutrale dhe shtresa të holla.

3. Xhinset me bel të ulët


Rikthimi i stilit të viteve 2000 i bëri sërish një zgjedhje të preferuar. Në verë shoqëroheshin me bluza të shkurtra, ndërsa në vjeshtë mund të kombinohen me pallto të lehta, xhaketa ose triko të holla për një pamje moderne.

4. Fundet e gjata me prerje të drejtë


Ky model fundi ka qenë i pranishëm prej disa sezonesh dhe nuk ka ndërmend të largohet. Në verë vishej me kanotiere dhe sandale, ndërsa në vjeshtë mjafton ta kombinoni me një triko të hollë ose pardesy dhe një palë këpucë me takë të ulët.

5. Këmishat e gjera


Gjatë verës shërbyen si mbulesë mbi rrobat e plazhit ose u kombinuan me funde dhe pantallona të lehta. Në vjeshtë do të bëhen një nga pjesët më praktike të garderobës, të veshura poshtë pardesyve, të futura pjesërisht brenda fundeve apo pantallonave.

6. Xhinset me prerje të drejtë dhe bluzat e ngushta


Xhinset klasike me prerje të drejtë mbeten një investim i sigurt për çdo stinë. Në verë u kombinuan me kanotiere dhe bluza të lehta, ndërsa në vjeshtë do të shoqërohen me triko, kardiganë dhe mokasina.

Po ashtu, edhe bluzat e ngushta, të shkurtra, që ishin ndër më të preferuarat gjatë verës, nuk do të lihen mënjanë. Në vend që të kombinohen me pantallona të shkurtra, gjatë vjeshtës do të duken shumë bukur me pantallona klasike, xhinse ose funde me bel të lartë.



Nëse po mendon të përgatitesh për sezonin e ri, nuk ke nevojë të blesh gjithçka nga e para. Mjafton të marrësh disa nga veshjet që ke përdorur gjithë verën dhe t'u japësh një kombinim më të përshtatshëm për ditët e freskëta.
-
-
-
-
3 ngjyra flokësh që duken të vjetruara në vitin 2026
3 Gusht, 11:38 -
-





