Fashion & Beauty

6 trendet e thonjve që do t’i shohim kudo këtë vjeshtë

6 trendet e thonjve që do t’i shohim kudo këtë vjeshtë
Foto: @nailzkatkat_ / Pinterest

Vjeshta sjell me vete nuanca më të thella, më të errëta dhe më “cozy”, por trendet e thonjve për 2026-n nuk ndalen vetëm te bordoja klasike. Këtë sezon ka vend si për ngjyra dramatike, ashtu edhe për manikyrë shumë natyralë, detaje metalike dhe kombinime pak më të papritura.

Ja gjashtë trendet që pritet të shihen më shumë këtë vjeshtë:

1. Bluja  e mesnatës

Nëse e zeza të duket shumë e fortë, por do diçka po aq elegante, bluja e mesnatës është alternativa perfekte. Është pothuajse e zezë, por jo tamam, dhe duket luksoze dhe chic. Përveç manikyrit klasik në të gjithë thoin, kjo nuancë duket bukur edhe French për thonj më të gjatë ose në dizajne për thonj të shkurtër.

2. E artë metalike

Detajet metalike do të jenë shumë prezente këtë sezon dhe e arta është në krye të listës. Nga thonjtë komplet të artë, te majat French me efekt metalik apo detajet e vogla të arta, ka shumë mënyra për ta përdorur.

3. Thonj sa më natyralë

Në skajin tjetër të spektrit janë “naked nails”, pra thonj të shkurtër, të rregulluar dhe me formë natyrale. Ideja nuk është që thonjtë të duken të palyer, por të përmirësohet pamja e tyre natyrale me një nuancë shumë të lehtë dhe përfundim mat.

4. Kumbull e errët

Bordoja është klasikja e vjeshtës, por këtë vit mund t’i lërë pak vend nuancave të thella të kumbullës. Këto janë ngjyra të pasura, të errëta dhe ideale për muajt më të ftohtë. Janë elegante dhe duken bukur si gjatë ditës, ashtu edhe në mbrëmje.

5. Nail art në kafe çokollatë

Ngjyra kafe çokollatë ishte një nga ngjyrat trend të sezonit të kaluar. Këtë vjeshtë, trendi evoluon dhe kalon te nail art-i në nuanca çokollate: mund të jetë me pika, lule, French apo detaje grafike. Ideja është që kafja të mos përdoret vetëm si një ngjyrë e plotë, por si bazë për dizajne më interesante. Një nga kombinimet më të bukura është edhe kafe çokollatë me blu të çelët.

6. Lejla, por në version vjeshte

Lejlaja zakonisht lidhet më shumë me pranverën, por këtë vit po kalon edhe në sezonin e ftohtë. Sekreti është te nuanca: jo një lejla e ndezur dhe pastel, por një version më i zbutur, pak më i pluhurosur, që të kujton ngjyrat e pulovrave të buta të vjeshtës. Mund të përdoret në të gjithë thoin ose vetëm French për një rezultat më minimalist.

Burimi: Who What Wear

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150