Lifestyle

7 aeroportet më të bukura në botë për 2026-n: Vetëm një është në Europë

7 aeroportet më të bukura në botë për 2026-n:
Foto: Guwahati International Airport Limited / Prix Versailles

Për shumicën prej nesh, aeroporti është një ndalesë e detyrueshme mes dy destinacioneve: një kafe para fluturimit, pak kohë në duty free, radhë, kontrolle sigurie dhe pritje në gate.

Por disa aeroporte po ndryshojnë mënyrën si i shohim këto hapësira. Me arkitekturë mbresëlënëse, dritë natyrale, ambiente të gjelbra dhe dizajn që i afrohet më shumë një qendre urbane sesa një terminali klasik, ato po kthehen në pika referimi më vete.

Prix Versailles, nisma që vlerëson disa prej projekteve më të mira bashkëkohore të arkitekturës në botë, ka publikuar listën e aeroporteve më të bukura për vitin 2026. Mes shtatë aeroporteve të përzgjedhura, vetëm një ndodhet në Europë: Terminali 3 i aeroportit të Frankfurtit, në Gjermani.

Aeroportet e përzgjedhura nga Prix Versailles për vitin 2026 janë:

1. Guangzhou Baiyun International Airport, Terminali 3 – Guangzhou, Kinë

2. Frankfurt Airport, Terminali 3 – Frankfurt, Gjermani

3. Lokapriya Gopinath Bardoloi International Airport, Terminali 2 – Guwahati, Indi

4. Navi Mumbai International Airport, Terminali 1 – Navi Mumbai, Indi

5. Techo International Airport – Phnom Penh, Kamboxhia

6. Pittsburgh International Airport – Pittsburgh, SHBA

7. San Diego International Airport, Terminali 1 – San Diego, SHBA

Sipas Jérôme Gouadain, sekretar i përgjithshëm i Prix Versailles, aeroportet bashkëkohore janë kthyer në shenja të pashmangshme të kohës dhe vendit ku ndodhen. Ato janë inovative sepse përpiqen të zgjidhin një tension të vështirë: nga njëra anë, udhëtimet janë bërë më të shpeshta dhe aeroportet duhet të funksionojnë me shpejtësi e efikasitet; nga ana tjetër, udhëtarët kërkojnë hapësira më njerëzore, më të aksesueshme dhe më të vlefshme për kohën që kalojnë aty.

Gouadain shton se aeroportet nuk mund të shihen më thjesht si zona tranziti. Me ndikimin e tyre në territor, në arkitekturë dhe në mënyrën si lidhen njerëzit e qytetet, ato po kthehen në hapësira tërheqëse dhe simbole të zhvillimeve ekonomike, kulturore e sociale që do të formësojnë shoqëritë e së ardhmes.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_