Të bësh dikë të të dëgjojë nuk ka të bëjë vetëm me të folurën e bukur apo me zërin e fortë. Njerëzit që tërheqin vëmendjen e të tjerëve zakonisht dinë të komunikojnë me qartësi, siguri dhe sinqeritet.
Njerëzit me ndikim nuk përpiqen të duken perfektë. Ata tregojnë personalitetin e tyre, shprehin mendimet pa frikë dhe dinë ta bëjnë një bisedë më interesante.
Këto janë disa nga frazat që përdorin shpesh njerëzit që dinë t’i bëjnë të tjerët t’i dëgjojnë:
1. “Ja çfarë dua të them saktësisht…”
Përshkrimet e paqarta dhe idetë e përgjithshme shpesh humbasin vëmendjen e njerëzve. Kur flet, sa më konkret të jesh, aq më lehtë është që të tjerët të lidhen me atë që po thua.
Në vend që të përdorësh fjali të përgjithshme, jep shembuj, përshkruaj situata dhe bëje personin tjetër ta imagjinojë atë që po tregon.
2. “Mund të jetë një mendim që nuk e ndan shumica, por…”
Komunikuesit më të mirë nuk kanë frikë të shprehin ide ndryshe. Ata janë të gatshëm të thonë gjëra që të tjerët mund t’i shmangin.
Kjo nuk do të thotë të jesh i ashpër apo të kërkosh debat me çdo kusht. Do të thotë të kesh guximin për të shprehur atë që mendon, në momentin e duhur.
Njerëzit shpesh lidhen më shumë me dikë që ka një qëndrim të qartë sesa me dikë që përpiqet t’i pëlqejë të gjithëve.
3. “Po e them edhe një herë…”
Përsëritja e një ideje të rëndësishme nuk është domosdoshmërisht dobësi në komunikim. Përkundrazi, tregon se beson tek ajo që po thua.
Fjalitë, idetë ose mesazhet që përsëriten në momentin e duhur kanë më shumë mundësi të mbahen mend. Një ide që dëgjohet disa herë bëhet më e fuqishme.
4. “E kisha gabim, a mund të më mësosh?”
Njerëzit nuk lidhen me personat që përpiqen të duken gjithmonë perfektë. Pranimi i një gabimi të vogël të bën më njerëzor dhe krijon besim.
Të thuash që nuk di diçka ose që ke gabuar nuk të ul vlerën. Shpesh është pikërisht kjo hapje që i bën të tjerët të ndihen më afër teje.
5. “Imagjino sikur…”
Njerëzit duan histori. Një ide bëhet shumë më interesante kur shoqërohet me një skenar, një shembull apo një përvojë.
Kjo është arsyeja pse historitë e mira na mbajnë të përqendruar: ato kanë një person, një sfidë dhe një ndryshim në fund.
Kur di të tregosh diçka në formën e një historie, njerëzit kanë më shumë gjasa të të dëgjojnë deri në fund.

6. “Dua të them fjalë për fjalë…”
Njerëzit që komunikojnë mirë nuk dallohen vetëm nga fjalët që përdorin, por edhe nga mënyra si i thonë ato.
Siguria dhe bindja me të cilën shpreh një ide ndikojnë shumë te mënyra si të perceptojnë të tjerët. Nëse ti nuk dukesh sikur beson te ajo që thua, është më e vështirë që dikush tjetër të të besojë.
7. “Më lër ta përfundoj mendimin…”
Shpesh mënyra si ndihemi ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si komunikojmë. Kur jemi të tensionuar ose shumë të shqetësuar për të thënë gjënë e duhur, humbasim natyrshmërinë.
Njerëzit që komunikojnë mirë i japin vetes hapësirë për të menduar, nuk nxitojnë dhe nuk kanë frikë nga momentet e pasigurta.
Kur je më i qetë dhe më i lidhur me atë që po thua, të tjerët kanë më shumë gjasa të ndalojnë dhe të të dëgjojnë.
-
-
10 zakone që do të të bëjnë më të respektuar se 98% e njerëzve
31 Korrik, 12:59 -
7 detaje që kupton për dikë gjatë një udhëtimi
28 Korrik, 13:19 -
Si cila kafshë bëhesh kur ke stres? Ta zbulon muaji i lindjes
26 Korrik, 12:38 -
Gratë listojnë 15+ detajet që e bëjnë një burrë shuuumë më tërheqës
25 Korrik, 16:54 -




