
Sardi Strugaj, i ftuar në “Wake Up”, iu përgjigj pyetjes më të zakonshme gjatë kësaj periudhe: “A do të bëhet pjesë e “BBVA 5?””. Këngëtari na dha një përgjigje që nuk dimë si ta marrim, por që e la të hapur mundësinë.
"Ta lë kështu të hapur… Po më provokonte një shok para ca kohësh dhe më tha që e kishte marrë vesh, i kishin ardhur disa informacione që do jem pjesë e “Big Brother”. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë”, tha ai duke qeshur.
Më tej vijoi, duke thënë se i ngacmon shpesh njerëzit me të tilla shaka, por ndryshe nga 2 vite më parë, e la të hapur mundësinë.
“Do e shihni”, tha Sardi.
Këtë vit, duket se qëndrimi i tij ka ndryshuar, pasi para 2 vitesh, kur iu bë e njëjta pyetje, Sardi tha:
“Është një emision që e kam ndjekur dhe vitin e parë edhe vitin e dytë. E pëlqej, është një eksperiment social”, u shpreh ai asokohe, duke vijuar: “Por nuk e shoh shumë veten sepse jam natyrë që e dua lirinë, pjesën e familjes dhe shoqërisë (dua) ta kem afër”.
Mund t'i shtohet edhe Sardi listës së VIP-ave që kanë thënë "Unë në "Big Brother"? Kurrë!", por që i kemi parë në garë.