Showbiz

“A do të takohesh me Gjestin”: Xheneta jep përgjigjen që (me thënë të drejtën), s’e prisnim

“A do të takohesh me Gjestin”: Xheneta jep përgjigjen
Xheneta/ "S'e Luan Topi"/ Top Channel

Xheneta, e ftuar në “S’e Luan Topi”, sigurisht, foli për Gjestin (si përherë), por këtë herë, ndryshoi qasja e saj karshi ish-partnerit. Nëse më parë, me ironi kishte folur për të, në këtë intervistë, ishte më e dashur karshi tij.

Moderatorja Erjona Rusi e pyeti nëse do të takohej me Gjestin dhe Xheneta dha një përgjigje të gjatë, por në linja të trasha, theksoi se është gjithnjë prezente për të, pa kamera, duke nënkuptuar që këtë mbështetje e jep nga zemra, jo për vëmendje.

“Që ta kisha vazhduar jetën më e lirshme dhe të flas me të, pa qenë në ndikimin e dikujt, patjetër që po (do e takoja). Vetëm të ngelet respekti. Edhe nëse nuk kemi lindur për njëri-tjetrin…të jetë respekti”.

Ajo nënvizoi se kanë qenë afër njëri-tjetrit në momente të vështira.

“Sepse në fund të fundit, i kemi qenë afër njëri-tjetrit në momente të vështira. Unë dhe tani e them që nëse ai më merr në telefon dhe thotë se ka nevojë për mua, unë do jem gjithmonë për të. Pa kamera!”.

Xheneta u shpreh edhe se e ka frenuar veten për t’u dashuruar me Gjestin dhe kur ka dalë nga “BBVK”, ka luftuar me veten, pasi nuk ka dashur t’i pranojë ndjesitë e saj.

“Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndalur veten. Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas “Big Brother-it”. Kam ndjerë diçka brenda, por nuk doja ta pranoja”.

Më tej, tha se nuk e di nëse ka luajtur me të apo Eglin (së cilës nuk ia përmendi emrin):

“Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin). Ende nuk e kam të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës”.

Xheneta e pranoi se është lënduar nga raporti Gjesti-Egli në “BBVA”, pasi ai ka bërë të njëjtat gjëra që bënte me të.

“Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në “Big Brother VIP Albania”, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua”.

Xheneta dhe Gjesti kanë krijuar një raport brenda "BBVK". Më pas, ata u ndanë dhe Gjesti, kur mori pjesë në "BBVA" u lidh me Eglin, në një marrëdhënie tejet të diskutuar.

 

REELS

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼