
Nëse rutina jote e kujdesit për lëkurën nuk është më ajo e para disa viteve, ka shumë gjasa që Korea e Jugut të ketë gisht në këtë histori: SPF që mezi ndihet në lëkurë, serume që bëhen virale brenda natës, esenca, toner pads dhe maska që premtojnë atë efektin “glass skin” që e duam të gjithë. K-Beauty nuk është më një trend i vogël për një grup të caktuar; prej kohësh është një nga ndikimet më të forta në industrinë globale të bukurisë.
Dhe, siç ndodh me çdo trend që bëhet vërtet i madh, K-Beauty ka përfunduar edhe në rutinat e disa prej emrave më të famshëm në botë. Lady Gaga, Kendall Jenner, Dua Lipa dhe Selena Gomez janë parë duke përdorur produkte koreane, si p.sh. Medicube PDRN Pink Collagen Gel Mask, një nga ato produkte që këtë vit e ke parë pothuajse kudo.


Por K-Beauty e 2026-s nuk është më vetëm “glass skin”. Tani, nëse je sadopak e fiksuar pas skincare-it, me siguri ke dëgjuar të paktën një nga këta emra: PDRN, NAD+, peptide dhe kolagjen. Janë përbërësit që po shfaqen kudo, nga serumet e reja te maskat që bëhen virale brenda natës. PDRN është kthyer në një nga yjet e momentit, NAD+ po hyn gjithnjë e më shumë në bisedën për kujdesin ndaj lëkurës, ndërsa peptidet dhe kolagjeni vazhdojnë të fitojnë terren në produktet që synojnë rigjenerimin, elasticitetin dhe atë pamjen e freskët që, le ta pranojmë, të gjitha po kërkojmë.
Dhe pjesa më interesante? Nuk na duhet më të presim me muaj që një trend nga Seuli të mbërrijë edhe te ne. Produktet që sot i shohim në TikTok, në rutinat e personazheve të famshëm apo në revistat e bukurisë, shumë shpejt i gjejmë edhe në Shqipëri.

Por sa më shumë zgjedhje kemi, aq më shumë lindin edhe pikëpyetjet: a është produkti origjinal, a është çmimi i arsyeshëm, nga vjen dhe, mbi të gjitha, a është vërtet i duhuri për lëkurën tonë? Sepse po, ai serumi që u bë viral në TikTok apo maska që pamë te një personazh i famshëm mund të na tundojë menjëherë. Por mes një trendi që duam ta provojmë dhe një produkti që ia vlen vërtet të blejmë, hyjnë në lojë dy gjëra: autenticiteti dhe zgjedhja e duhur për lëkurën tonë.
I njëjti produkt mund të shfaqet në dhjetëra faqe, me çmime të ndryshme, pa qenë gjithmonë e qartë nga ka ardhur apo nëse është autentik. Dhe edhe pasi e ke zgjidhur këtë pjesë, mbetet pyetja tjetër: a është produkti i duhur për lëkurën tënde? Pikërisht këtu bëhen vendimtare dy gjëra: të dish çfarë po blen dhe të kesh orientimin e duhur për ta zgjedhur.

Një shembull i mënyrës si po zhvillohet ky treg edhe në Shqipëri është Beautene, që sot numëron 15 pika fizike, prani online dhe shtrirje në rajon. Në përzgjedhjen e saj gjenden marka si Arencia, Round Lab, KSECRET, Some By Mi dhe shumë të tjera.


Interesante është se, për disa prej këtyre markave, oferta shkon përtej një ose dy produkteve që bëhen virale. SKIN1004, për shembull, numëron mbi 80 produkte, duke përfshirë kategori të ndryshme të rutinës dhe jo vetëm produktin që mund të jetë duke bërë xhiron e TikTok-ut në atë moment.

Edhe autenticiteti, një nga pikëpyetjet që lind natyrshëm me zgjerimin e tregut, mund të verifikohet në disa raste direkt te burimi: Beautene figuron si Authorized Seller në websiteet zyrtare të markave si SKIN1004, iUNIK dhe EQQUALBERRY.
Thënë këto, industria e bukurisë mund të jetë gjithmonë e fiksuar pas “gjësë së radhës” dhe TikTok-u mund të shpallë një “must-have” të ri çdo javë. Lëkura jote, ndërkohë, ka nevojat e veta.