Showbiz

Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për humbjen e Shpatit: “Pusho në paqe!”

Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për humbjen e Shpatit:

Afërdita Dreshaj, e cila ka qenë prej vitesh në një lidhje me Shpat Kasapin, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet e saj për lajmin e papritur se këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak.

“Pusho në paqe, Shpati! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, shkroi ajo në foton bardhë e zi.

Afërdita Dreshaj shpreh ngushëllimet për humbjen e Shpatit:

Afërdita dhe Shpati kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it. Ata u ndanë në vitin 2013 dhe asokohe u supozua se ndarja erdhi pas fotove ku Afërdita shfaqej me Leonardo di Caprio-n.

Shpat Kasapi lindi në Tetovë, Maqedoni e Veriut, nga dy prindër shqiptarë, babai nga Dibra e Madhe, ndërsa nëna nga Tetova. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, në festivalet për fëmijë. Në Shqipëri, u bë i njohur kryesisht pas pjesëmarrjes në Top Fest, ku u shndërrua një nga idhujt e adoleshentëve asokohe.

Gjatë viteve të tij në skenë, Shpat Kasapi u identifikua me disa këngë që u kthyen në hite që i rezistuan kohës, si "Valle Kosovare", "Axhami", "Kush të ndau prej meje", "Falma" etj.

Ai la pas vetes një djalë 3-vjeçar, të cilin e kishte me ish-partneren, Selvije Jao.

REELS

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet