Showbiz

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli” pas 16 vitesh dhe merr drejtimin e spektaklit

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli” pas 16 vitesh dhe merr
Foto: Agron Llakaj / "Portokalli", Top Channel

Pas 16 vitesh, Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”, këtë herë jo vetëm si aktor, por edhe në drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel.

Humoristi do të ngjitet sërish në skenë si moderator dhe aktor, ndërsa rikthimin e tij e ka përshkruar me humor si një lloj “rikthimi të Odisesë”.

“Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që ‘Portokalli’ të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im është si rikthimi i Odisesë."

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli” pas 16 vitesh dhe merr
Agron Llakaj dhe Amarda Toska duke moderuar "Portokalli", Top Channel.

Llakaj theksoi se rikthimi i tij nuk është një nisje nga zero, por një bashkim i eksperiencës së tij me energjinë e aktorëve që kanë qenë pjesë e spektaklit ndër vite.

“Portokallia është tani shtëpia e vetme e humorit në Shqipëri dhe, përveç kontributeve dhe energjisë që kanë përcjellë aktorët, ardhja ime nuk është nisje nga zero, por bashkim i energjive," u shpreh ai në një intervistë për Top Channel.

Llakaj u largua nga programi i humorit në vitin 2010 dhe më pas vijoi karrierën televizive në formate të tjera. Fillimisht moderoi “Kush do të bëhet milioner”, ndërsa nga viti 2012 deri në vitin 2019 ishte autor, regjisor, skenarist dhe aktor i “Al Pazar”. Më pas vijoi me formatin satirik “Fake Off” në Vizion Plus.

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩