Këngëtarja Albina Kelmendi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë partneri i saj, Valon Vataj, i cili ka publikuar në Instagram fotografinë e të porsalindurit.
Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar Trim Vataj. Sipas të dhënave në kartelën e maternitetit, vogëlushi ka lindur gjatë mëngjesit të ditës së sotme.
“Trimi jonë!”, ka shkruar Valoni krahas fotografisë së dorës të birit dhe ka ndarë edhe një dedikim për vogëlushin:
“Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë. Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë. Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!”

Albina dhe Valoni e bënë publik lajmin për shtatzëninë në prill të këtij viti. Këngëtarja ndau një fotografi krah partnerit, duke shkruar: “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”
Në atë kohë, një zemër blu në fund të publikimit nxiti aludimet se çifti po priste një djalë, gjë që tashmë është konfirmuar me ardhjen në jetë të vogëlushit.
