Lifestyle

Arsyet pse burrat emigrantë janë më të prapambeturit kurse gratë më tradicionalet

Arsyet pse burrat emigrantë janë më të prapambeturit kurse
Foto: Dalina Buzi, Jonarda Kërkuti në "The Dalina Show"/ Andale.al

Në episodin e fundit të "The Dalina Show", Dalina Buzi kreu një bashkëbisedim me psikologen e këshillimit, Jonarda Kërkuti, të cilën me siguri e njihni nga të gjitha Seancat e Para të mëparshme në emision. 

Kërkuti, themeluese e "Psikologu Online", platformës së parë profesionale në Shqipëri që ofron konsulta psikologjike online, diskutoi ndër të tjera dhe rastet kur pacientët kokëfortë refuzojnë të ndryshojnë bindjet e tyre dhe janë shumë skeptikë ndaj ndryshimit apo terapisë. 

"Ndonjëherë është e nevojshme të heqim çdo gjë që na është mësuar, të rikrijohemi, për ta parë situatën ndryshe. Këta persona e kanë të vështirë të shkëputen nga modelet e mësuara dhe i marrin për të mirëqena. I marrin me vete edhe në rastet kur shkojnë jetojnë jashtë vendit.

Po atje a mund të aplikohen këto mësime, a mund të të ndihmojnë ty që të funksionosh në një ambient me njerëz ndryshe, me kulturë të re? Në shumicën e rasteve, jo. Ndaj është e nevojshme të bëjmë këto shkëputjet familjare, pa i ikur asaj që të përket."

Kjo është arsyeja e faktuar pse shumë emigrantë mbeten pas, në vendlindjen e tyre, sado kohë të jetojnë larg saj. Kërkuti e shpjegoi më tej:

"Sepse i ruajnë [bindjet, besimet, mësimet]. U duket një lloj sigurie dhe ajo, një lloj mbrojtjeje. U duket më e mirë kultura e vet sesa e të tjerëve. Dhe bëhen shumë rezistentë pët të pranuar ndryshimet. Dhe kam dëgjuar shumë që thonë se emigrantët që ikin në një vit të caktuar nga vendlindja, ngelen në atë vit. Këtë gjë e kam parë në disa raste, jo gjithmonë."

Arsyet pse burrat emigrantë janë më të prapambeturit kurse

E pyetur nga Dalina Buzi nëse ka një lloj trendi të kësaj kokëfortësie më të shpeshtë te burrat apo gratë, psikologia tregoi:

"Burrat, djemtë janë më të përqendruar te gjërat të cilat iu janë mësuar. Janë detyrat ndoshta më të fuqishme që iu jepen, si mbrojtësit e familjes, mbajtësit e familjes. Këto detyra, nëse ua heqim, zhburrërohen ndoshta dhe i ruhen shumë kësaj gjëje, që t'i kenë me vete. Mund të jenë dhe arsye të tjera të cilat u shtohen, por mendoj se këto janë dy më kryesoret."

Kurse, përsa u përket "simptomave" që shihen më shpesh te pacientët shqiptarë, psikologia Kërkuti zbuloi një detaj interesant:

"Kam vënë re që te vajzat ka akoma një prirje në çështje tradicionale shumë. Nuk e di pse e dëgjoj shpesh, vajzat shqiptare që jetojnë jashtë kanë një lloj mendimi se burrat shqiptarë janë më familjarë. Nuk e di pse e dëgjoj shumë këtë dhe kur përballen me të kundërtën, aty fillon ajo trauma, që nuk qenka aq e sigurt marrëdhënia edhe me një vendas."

Ndoshta sepse jemi rritur me prindër që kanë qëndruar bashkë pavarësisht gjithë gjërave, evidentoi Dalina dhe Kërkuti mbështeti:

"Të qenit bashkë, por pa atë materialin që ju bën bashkë, është një gjë e cila krijon vetëm presion për të qëndruar, por jo për të krijuar."

Intervista e plotë:

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

The reasons why immigrant men are the most backward and women the most traditional

Arsyet pse burrat emigrantë janë më të prapambeturit kurse
Photo: Dalina Buzi, Jonarda Kërkuti on "The Dalina Show"/ Andale.al

In the latest episode of "The Dalina Show" , Dalina Buzi had a conversation with counseling psychologist, Jonarda Kërkuti, whom you probably know from all the previous First Sessions on the show. 

Kërkuti, founder of "Online Psychologist", the first professional platform in Albania that offers online psychological consultations, discussed, among other things, cases when stubborn patients refuse to change their beliefs and are very skeptical of change or therapy. 

"Sometimes it is necessary to remove everything we have been taught, to reinvent ourselves, to see the situation differently. These people have a hard time breaking away from the learned models and take them for granted. They take them with them even when they go to live abroad."

"But can these lessons be applied there, can they help you function in an environment with different people, with a new culture? In most cases, no. That's why it's necessary to make these family breaks, without running away from what belongs to you."

This is the proven reason why many immigrants remain behind in their homeland, no matter how long they live away from it. Kërkuti explained further:

"Because they preserve [their beliefs, customs, teachings]. It seems like a kind of security to them, and that, a kind of protection. They think their own culture is better than others'. And they become very resistant to accepting changes. And I've heard many people say that immigrants who leave their homeland in a certain year, stay there that year. I've seen this in some cases, not always."

Arsyet pse burrat emigrantë janë më të prapambeturit kurse

Asked by Dalina Buzi if there is a trend of this stubbornness being more common in men or women, the psychologist indicated:

"Men, boys are more focused on the things they've been taught. They're probably the most powerful duties they're given, like protectors of the family, breadwinners. If we take these duties away from them, they're probably de-masculinized and they're more protective of this thing, to have it with them. There may be other reasons that come into play, but I think these are the two main ones."

As for the "symptoms" most commonly seen in Albanian patients, psychologist Kërkuti revealed an interesting detail:

"I've noticed that among girls there is still a tendency towards very traditional issues. I don't know why I hear it so often, Albanian girls who live abroad have a kind of opinion that Albanian men are more family-oriented. I don't know why I hear this so much and when they are faced with the opposite, that's where the trauma begins, that a relationship isn't so safe even with a local."

Maybe because we grew up with parents who stayed together despite everything, Dalina pointed out, and Kërkut supported:

"Being together, but without the material that brings you together, is something that only creates pressure to stay, but not to create."

Full interview:

----arsyet-pse-burrat-emigrante-jane-me-te-prapambeturit-kurse-grate-me-tradicionale-i83802