Meshkujt

Si e duan mashkullin femrat shqiptare?

30 Tetor 2015

Si e duan mashkullin femrat shqiptare?

Krejt rastësisht të enjten (29 tetori) në faqen e Facebook të Anabel, nisi një disktutim rreth mjekrës së meshkujve pas një shkrimi publikuar në Anabel.al. Shkrimi tregonte se sipas një sondazh të fundit femrat nuk i parapëlqejnë meshkujt që mbajnë mjekër (lexo ketu).

Fill pas nisjes së diskutimit, ndjekësit meshkujt të faqes vërshuan të na nisni fotot e tyre në inbox-in e 'Revista Anabel/Facebook', të cilat më pas do të votoheshin përmes 'like'-ve nga ndjekësit e tjerë.

Kështu bazuar te fotot më të pëlqyera u kuptua se në përgjithësi femrat shqiptare i preferojnë meshkujt me mjekër sidomos ata me pamjen e 'bad boy'.

Djali më i votuar (foto nr.2) ka trup të bukur, është shpatullgjerë, ka qëndrim indiferent, saqë të krijon idenë se nuk i bën aspak përshtypje aparati fotografik. Disi rebel, me trup të palestruar por ama që ia lejon vetes edhe ndezjen e një cigareje.

Jo vetëm kaq por ajo që u vu re nga pëlqimet e grumbulluara në çdo foto, femrat tërhiqen edhe nga meshkujt me pamje serioze sidomos nën petkun e një kostumi.

Ajo që mund të thuhet në përfundim të diskutimit të djeshëm është se në përgjithësi femrat shqiptare pëlqejnë meshkujt që kanë një trup fit dhe të rregullt.