‘Po, jam në një marrëdhënie tani, dhe jam shumë e lumtur’. Era Istrefi e ka pranuar këtë drejtpërdrejt në një intervistë për radiotelevizionin francez NRJ. Ajo ishte e ftuar në programin radioteleviziv të Sebastian Cauet, një prej figurave më të njohura të medias franceze.
Disa ditë më parë, burime të afërta të Erës thanë për Bluetooth se Era është një marrëdhënie me menaxherin e saj, Faton Shoshi. Sidoqoftë, ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj gjatë intervistës në NRJ, por ka marrë një propozim shqip nga Cauet, i cili i ka thënë: ‘Era, të dua!’, dhe pastaj i ka nxjerrë një unazë duke i thënë: ‘Kjo unazë është për ty. A do të flesh me mua?’ Këngëtarja ka qeshur duke thënë ‘Jo’.
Era Istrefi ka performuar live në NRJ këngën e saj të famshme edhe në Francë, ‘BonBon’. Ndiqni intervistën e më poshtë, performancën e saj:
Performanca live e BonBon në NRJ France: