
Si të njohim Binjakët
Nëse ka patur raste kur një person i shenj?s s? Binjakëve, ju ka b?r? t? mendoni se shikimi juaj nuk ?sht? i sakt?, sepse çudit?risht ju ?sht? dukur sikur po shihnit pamje te dyfishta, mos shkoni me vrap t? ndryshoni syzet, ose m? keq akoma- t? vini syze optike. Mos harroni se kjo shenj? ?sht? simboli i binjakëve, q? do t? thot? se ka dy an? t? dallueshme tek personaliteti i tij i ndryshuesh?m. N? nj? moment e shikoni at?, n? tjetrin jo. Mos ishte shenj? dashurie ajo q? kapet gjat? l?vizjeve t? tij t? shpejta? Apo urrejtje, emocion, inteligjenc?, idealiz?m, trishtim, g?zim? Ndryshimet M?rkuriale t? shprehjes së Binjakëve janë po aq interesante për tu par?, sa dritat fosforishente në një diskotekë. Është e vështirë për të treguar se ku mbaron realiteti dhe ku fillon iluzioni. Ata përziehen s? bashku- pastaj ndahen prap?.
P?r t? gjetur vendet se ku mund t? k?rkoni p?r k?t? krijes? me dhunti t? shumta, do t? keni nevoj? p?r nj? far? mençurie. Ai mund të jetë n? një vend sot dhe diku tjetër nesër. Një person i shenj?s s? Binjak?ve mund të ndryshojë rrobat, punën, dashurin? e jet?s s? tij apo vendbanimin e tij po aq shpejt, sa ndryshon mendjen e tij (dhe k?t? e b?n me nj? shpejt?si t? madhe). Gjetja e një shembulli të mirë për tu analizuar, mund tju ndihmoj? t? kuptoni m? mir? natyr?n e tij. Ju mund të provoni t? shikoni veprimet e personit q? punon n? librari. Ai është një shfletues i mir?, sepse ai mund të marr? thelbin e përmbajtjes në saj? t? një skanimi të shpejt? të faqeve. (Nuk është rastësi që John F. Kennedy ishte një lexues i shpejtë). Njerëzit e udh?hequr nga planeti i M?rkurit, gjithashtu kanë zakonin e keq t? të lexuarit t? faqes s? fundit, të parën. Nëse ju njihni një Binjak, që ka lexuar ndonj?her? një libër nga fillimi në fund, pa u mërzitur n? gjysmën e librit, dërgojeni n? laborator p?r ekzaminim (ose shikoni grafikun e tij të lindjes, për të parë nëse ai ka n? ashedenten e tij Demin apo Bricjapin). Binjak?t do t? kalojn? sa para mbrapa n?p?r nj? lib?r, nj? m?nyr? t? vepruari kjo e preferueshme edhe p?r gj?ra t? tjera q? nuk kan? lidhje me leximin.
Ju me siguri mund ta gjeni një person t? shenj?s s? Binjakëve n?p?r salla dhe ambjente ku qarkullojn? njer?z t? artikuluar, si n? studiot radiofonike, zyrat e marrëdhënieve publike, n? një shtëpi botuese, n? agjensi t? sh?rbimeve telefonike, n? një sallë ekspozite t? automjeteve ose n? një agjenci reklamash -në qoftë se ju mund të kapni ndonjë të tillë gjat? takimeve q? kan? l?n?. Kur ju arrini ta gjeni k?t? person t? paparashikuesh?m, duhet ta studioni atë me kujdes, edhe në qoftë se ju ndiheni të rraskapitur pasi e keni ndjekur at? ngado. Gjëja e parë që ju do të vëreni është një energji e tensionuar, q? ndihet në mënyrë të qart? në ajër rreth e rrotull tij. Nëse ai ka një Akrep, Peshore, Gaforre apo Bricjap te H?na, ai ndoshta nuk do t? ket? kaq shum? vibrime energjie , por ju do ta ndieni praninë e tyre, nën ndikimin e pozicioneve të tjera planetare. Jo shum? shpesh do t? d?gjoni nj? Binjak q? flet ngadalë, pasi shumica e tyre flasin shum? shpejtë. Nd?rkoh? q? t? gjith? njer?zit e udh?hequr nga M?rkuri kan? nj? d?gjim t? shpejtë.
Si mashkulli, ashtu edhe femra e shenj?s s? Binjakëve, jan? t? paduruar me njer?zit q? jan? t? ngadalt? n? t? folur dhe n? t? menduar, apo me njerëzit që nuk vendosin dot lidhur me çështje të veçanta. Binjakët e din? se ku te pozicionohen, të paktën për momentin.
Nëse nuk ka një mbizotërim konfliktual, konstrukti i Binjak?ve në përgjithësi është i hollë, i shkathët dhe më shtatlartë se mesatarja. Shumë prej tyre kanë tipare të mprehta, të vogla, si t? ishin gdhendur me dalt?. Shumica e personave t? sunduar nga M?rkuri do të kenë sy të bukur me ngjyr? t? kalt?r si kristali apo blu , t? gjelb?r apo gri q? ndriçojn?, ndon?se ju do t? shikoni edhe shum? prej tyre me sy ngjyr? kafe. Binjak?t asnj?her? nuk i ngulin syt? n? një objekt për më shumë se disa sekonda. Në fakt, tipari i tyre m? dallues, jan? pik?risht l?vizja e shpejt? dhe vigjilente e syve t? tyre. Çehrja e tyre ka tendencë të jetë mjaft e zbehtë, por ata zakonisht nxihen shpejt nga dielli dhe kjo është mënyra për tidalluar ata në verë. (Në dimër, jan? ata q? bien m? shpesh nga skit?).
Binjak?t kan? një padurim t? duksh?m, nj? dashamir?si t? menjëhershme dhe lëvizje jashtëzakonisht të shpejta, por t? këndshme. Flokët mund të jenë ngjyr? e hapur ose e errët ose të dyja bashk? – jan? Binjakët, e mbani mend? Hunda ka të ngjarë të jetë e gjatë dhe e drejtë ose fine - në të dy rastet, ?sht? e formuar mirë. Meshkujt zakonisht i kan? flok?t me vij? n? mes dhe të dyja gjinitë, zakonisht e kanë ballin mjaft të lart?.
N? p?rgjiths?si, ?sht? e gabuar t? p?rpiqeni ta gozhdoni n? nj? vend nj? njeri t? shenj?s s? Binjak?ve. Por gjithashtu ?sht? e kot? ta sfidoni at? n? nj? betej? inteligjence, sepse ai mund ta nxjerr? veten nga situata me leht?sin? m? t? madhe, n? çdo moment. Ata mendojnë shum? shpejtë edhe kur q?ndrojn? n? k?mb? (por jo vet?m ); ata mund të p?rdorin nj? satir? t? fort? dhe k?ta njer?z M?rkurial, janë pothuajse më t? zgjuar se shumica e njer?zve. Ka disa njerëz t? udh?hequr nga planeti i Merkurit, t? cil?t marrin një kënaqësi djall?zore, kur arrijn? t? ngadal?sojn? mendjet e njer?zve t? tjer?, me proçeset e tyre të shpejta mendore.
Një person i lindur n? Qershor, ndonjëherë do të paraqitet si nj? flash drite pranë jush, si një zog kureshtar, i cili pasi t? studioj? skenën me kureshtje, do t? largohet si shigjet? n? n? nj? drejtim tjetër, pothuajse para se ju t? arrini ta p?rshendesni. Unë shpesh takohem me nj? mikun tim t? shenj?s s? Binjakëve p?r nj? çaj dhe disa biseda t? zakonshme. Ai është 35-40 vjeç, por duket si një gjimnazist, gj? q? është tipike p?r pamjen gjithmonë t? re t? Binjakëve. Për një far? kohë flasim këndshëm, ndërpresim njëri-tjetrin dhe lehtësisht kap?rcejm? nga një temë në tjetr?n. Pastaj unë do të kërkoj në çantën e dorës për një kuti pasqyre apo laps, ngre syt? dhe shoh mikun tim q? si me veprim magjik, është zhdukur në ajër, duke marrë edhe fatur?n me vete (llojet më pak t? p?rpunuara, e p??rdorin k?t? taktik? q? t? largohen duke juaj l?n? ju fatur?n). Kur ai m? humbet nga shikimi, un? v?shtroj nëpër dhomë me padurim dhe papritmas e shoh at? aty - duke bërë një telefonatë apo duke m? përshëndetur mua gëzueshëm – nd?rsa hap der?n e lokalit dhe largohet (nj? zot e di ku).
Sekreti i tyre është në dualitetin e shenj?s s? Binjak?ve. Ata mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë me më pak përpjekje, sesa i nevojitet shumic?s prej nesh për të bërë vet?m një të tillë. Gratë e M?rkurit shum? shpesh mund t? hekurosin, të ushqejn? foshnjën dhe t? flasin në telefon në të njëjtën kohë. Disa njerëz betohen se të gjith? Binjak?t kanë lindur me një telefon në secil?n dorë.
Çdo lloj rutine, mund ta bëjë një person tipik t? shenj?s s? Binjak?ve të ndihet si një zog i mbyllur në një kafaz. Këta njerëz nuk durojn? dot fare punët rutin? dhe monotone. Zakonisht, ata nuk janë personat më të përpiktë në botë (përveç rasteve kur kan? ashendente Virgj?resh?n dhe mund t? b?hen si or? me zile). Binjakët tipike, megjithatë, gjithmonë vijn? me vonesë n? takime, jo sepse harrojn? orarin, por për shkak se diçka ka t?rhequr interesin e tij gjat? rrugës dhe i ka ndryshuar destinacionin. Natyra e palodhur e M?rkurit kërkon emocione të vazhdueshmme dhe mungesa e tyre e b?jn? at? t? brengosur dhe t? zymtë.
Pothuajse t? gjithë njerëzit e lindur n? qershor,kan? një nevojë të brendshme, për ti fshehur motivet e tyre të vërteta. Ashtu si Peshqit ata e ndiejn? si një detyrim, që të sillen në mënyrë t? kundërt me dëshirat e tyre të vërteta. Por kjo shkathtësi e mendjes e mahnitshme e Binjakëve dhe zot?rimi i fjalës, i bën ata politikanë të shk?lqyer dhe ekspertë në fushën e marrëdhënieve njerëzore. Një Binjak di se si t’ju largoj? bindjet tuaja, q? i ruani me kok?fort?si. Ai mund t’ju palos? m? dysh me karaten? e tij mendore, t’ju b?j? t? bini dakord me të dhe ta vler?soni shum? p?r k?t? q? b?ri p?r ju. Por në qoftë se lindin probleme, ai e di instinktivisht se n? cilin dollap i keni varrosur skeletet (sekreti juaj i fsheht?) dhe ai mund të përdorë mendjen e tij të shpejtë dhe gjuhën e zgjuar për tju tronditur me ato eshtra të rrezikshme.
Ka diçka t? çuditshme për Binjak?t dhe t? shkruarit. Kjo shenjë e Diellit n? vetvete udh?heq sektorin e t? shkruarit. Prandaj, praktikisht çdo burrë apo grua q? sundohet nga M?rkuri, mund të bashkoj? nj? frazë me nj? varg fjal?sh n? nj? m?nyr? shum? t? zgjuar. Ju do të gjeni artikuj pa fund t? shkruar nga k?ta njer?z, si fjalime, reklama, dokumentarë, libra. Por k?to do të jenë novela, tekste shkollore, ose biografi. Shumë rrallë do të gjeni ndonj? Binjak q? ka shkruar historinë e jetës s? tij. Gjithashtu shum? v?shtir? do t? jet? t? gjeni nj? Binjak q? ti p?lqej? t? shkruaj? letra personale. Binjaku tipik nuk ka qejf ti përgjigjet korrespondencës. Ai do ta shtyj? at? për më vonë (dit? ose jav? t? t?ra).
Kjo mund të duket kontradiktore në fillim, por do t? qart?soheni p?r arsyen, pasi t? arrini t? kuptoni ngurrimin e njerëzve t? M?rkurit, p?r t? mbajtur nj? mendim t? q?ndruesh?m. Ata hezitojn? ti hedhin mendimet e tyre në letër, sepse ata instiktivisht e dinë se ajo çfarë ata besojnë sot, mund t? mos ta besojn? nesër. Pak njer?z t? Binjak?ve do t? ken? nevoj? t? k?shillohen nga avokat?t e tyre me sygjerimin: “Thuaje, por mos e shkruaj”. Ata jan? të lindur me këtë mekanizëm mbrojtës. Ka një numër të habitsh?m të autorëve t? shenj?s s? Binjakëve që zgjedhin t? përdorin një pseudonim. Ky rregull është kaq i qëndruesh?m sa ju mund t? fitoni çdo lloj basti, p?r k?do Binjak q? njihni. Pothuajse çdo Binjakët flet, kupton ose lexon më shumë se një gjuhë dhe frëngjishtja është nj? nga gjuh?t e tij t? preferuara. Një mënyrë ose në një tjetër, nj? person i shenj?s s? Binjakëve do të triumfojë me fjalët. Ai mund ti shesë kube akulli një eskimezi apo ëndrra një pesimisti.
Nëse ju ndodh që ta kapni rast?sisht duke b?r? ndonj? gabim apo dredhi, ai mund të ndryshojë temë në mënyrë kaq t? shpejtë dhe të drejtoj? bisedën larg nga vetja me kaq zot?si, saq? e gjith? ç?shtja përfundon me ju në q?nd?r t? situat?s. Ndonjëherë tendenca e M?rkurit p?r t? mashtruar njerëzit, mund ta çoj? at? t? b?j? ndonj? veprim t? pandersh?m apo jo t? drejt?, por kjo nuk ndodh aq shpesh sa ju besoni. Edhe pse talentet dhe aft?sit? e tij natyrore mund ta tundojn? nj? Binjak t? zakonsh?m, të jetoj? në një rrjet? me gënjeshtra dhe mashtrime, shumica e tyre janë shumë idealiste për ta b?r? k?t? gj?. Gjithsesi duhet pranuar se planeti i tyre, M?rkuri, u ka dh?n? atyre aft?si t? jasht?zakonshme p?r t? patur sukses në këtë fushë- dhe ata mund të jenë artistë të shkëlqyer n?se zgjedhin k?t? profesion. Me duart e tyre t? zhdërvjellta, në qoftë se ata sajojn? një fatur? fallco apo falsifikojn? nj? firm?, apo futin duart p?r t? marr? diçka n? xhep, t? paktën janë aq t? zot? sa rrallë do t? kapen.
Si promovues dhe reklamues , të gjithë njerëzit e udh?hequr nga planeti i M?rkurit janë absolutisht të shkëlqyer. Asnj? nuk barazohet me ta, madje as njer?zit e shenj?s s? Dashit. Fusha e promovimeve mund të jetë shum? e p?rhapur, por pak njerëz janë aq të fort? sa t? vazhdojn? dhe t? ken? sukses mbi kombinimin e sharmit dhe intelektit t? mprehtë t? Binjakëve, i cili ?sht? gjithmon? n? avantazh të padrejtë. Kur një Binjak merret me një projekt me vler? - p?r t? shitur diçka shum? t? r?nd?sishme dhe t? nevojshme p?r njer?zit- ?ngj?jt i buz?qeshin atij dhe ne na mbetet vet?m ti falënderojmë, ata q? jan? lindur nën këtë shenjë Dielli për përmirësimet e mëdha dhe të qëndrueshme, nga të cilat kemi përfituar të gjithë ne. Në zemër, çdo person i M?rkurit ?sht? agjent shitjesh- madje edhe Binjakët q? jan? priftërinj jezuitë dhe misionarë protestant?. Merrni dy shembuj krejtësisht t? kund?rt të cilat vërtetojnë k?t? q? sapo thash?. John F. Kennedy i shenj?s s? Binjakëve, i ka shitur gjith? njer?zimit anemban? botës një ideal (lirin?); edhe Binjaku Michael Todd i ka shitur Broadway-it vezullues, një ose dy ?ndrra.K?ta fëmijë t? M?rkurit, e kan? b?r? k?t?, secili sipas mënyrës s? vet. T? gjith? e dim? se si bota ashtu dhe Broadway janë tejet t? v?shtir? p?r t’ju shitur diçka.
Truri i Binjak?ve ka nevoj? p?r dy her? m? shum? gjum? se njer?zit e tjer?, pasi ai ?sht? shum? i ngarkuar me aktivitet mendor. Për fat të keq, ata jan? t? predispozuar p?r pagjum?si, ndaj rrall? arrijn? t? flen? mjaftuesh?m. Megjithatë, ata duhet të përpiqen shumë për të pushuar, pasi duhet ti qet?sojn? ato nerva t? ngarkuara dhe qelizat e trurit q? jan? aktive mbi normalen, sepse lodhja nervore është një kërcënim i vazhdueshëm p?r ta. Ajri i fresk?t dhe shum? rreze t? ndritshme dielli jan? t? nevojshme për ti mbajtur ata larg nga spitalet. Mungesa e ndonjë prej k?tyre faktor?ve, plus mungesa e aktivitetit fizik, mund ta bëjë nj? njeri t? shenj?s s? Binjak?ve t? ndjeshëm ndaj incidenteve dhe infeksioneve që prekin shpatullat, krahët, duart dhe gishtat. Mushkëritë mund të jen? t? dobta, po ashtu edhe zorrët. Problemet që përfshijnë këmbët, kurrizin, artritin, reumatizmin dhe migrenën apo dhimbjet e kok?s, janë gjithmonë një mundësi për njerëzit e udh?hequr nga M?rkuri, t? cilët lënë pas dore shëndetin e tyre.
Thellë, brenda natyr?s s? tij kërkuese dhe t? paduruar, Binjakët kërkojn? një ideal dhe problemi i tij kryesor është q? ta gjejn? at?. Kjo mund të jetë çdo gjë, pasi imagjinata e tij nuk njeh kufij. Paratë, fama, pasuria, dashuria dhe karriera, asnj?her? nuk janë mjaftuesh?m p?r t?. M?rkuri i th?rret Binjakët n? nivele m? t? larta, duke i dh?n? premtime josh?se se gjithmon? do t? ket? diçka më të mir? p?r t?. Bari gjithmonë duket m? i gjelbër në an?n tjet?r t? rrug?s. Qielli është m? i kalt?r mbi një oqean tjet?r. Yjet ndriçojn? m? me shk?lqim në një vend tjetër. Çfarë është ajo që ai kërkon? Ndoshta ndonj? kontinet i pazbuluar akoma. Nj? person i Binjakut është eksplorues mendor.
Sytë e tij janë të mprehta dhe talentet e tij janë të shumta. Ai ka një humor të shkëlqyer, takt, diplomaci dhe shkatht?si, por i mungon këmbëngulja dhe durimi. Ai i hedh gj?rat e vjetra dhe t? çmuara shumë shpejt, p?r t? provuar ato t? rejat, pastaj pendohet p?r asgjësimin e çastit. Ndon?se ai ka shum? njer?z q? e rrethojn?, ai i ndan emocionet e tij më të thella vetëm me një shok – binjakun tjet?r t? vetes s? vet. Ajri është elementi i tij dhe shtëpia e tij e vërtetë. Elementi tok? ?sht? i huaj p?r t?.
Binjakët mund t? mahnisin një zog q? ndodhet n? deg?n e nj? peme dhe t'i japin atij pesë këngë të reja p?r ti kënduar. Por mendja e ngarkuar e M?rkurit, mund t? mos e v? re zogun k?ng?tar q? cic?ron i lumtur n? oborrin e shtëpisë së tij çdo vit. Ngjyrat e tij t? preferuara p?r t? p?rdorur n? veshje jan? e verdha e qart?, jeshilja, bluja, argjendi dhe grija- gjendja e tij shpirt?rore pasqyron gurin e çmuar t? shenj?s s? tij q? ?sht? akuamarina. Ai ka prekjen e leht?, jehon?n e aromës delikate të zambakut t? luginës dhe ka thithur premtimin e freskët t? gjetheve të gjelbra, t? pjesës më të thellë të pyllit. Por metali i ftohtë i M?rkurit i ndan p?rgjysm? d?shirat e Binjakëve, derisa ai t? ndaloj? dhe t? d?gjoj? rrahjet e zemr?s s? vet p?r rrug?n q? duhet t? ndjek?.
Personalitete të famshme t? shenj?s s? Binjakëve
Bennett Cerf, John Dillinger, Arthur Conan Doyl, Bob Dylan, Duka i Edinburgut, lan Fleming, Errol Flynn, Judy Garland, Paul Gauguin, Thomas Hardy, Bob Hope, Al Jolson, John F. Kennedy, Beatrice Lillie, Marilyn Monroe, Cole Porter, Wallis Simpson, Michael Todd, Rudolph Valentino, Walt Whitman, Frank Lloyd.
Mashkulli i shenj?s s? Binjak?ve
T? q?nit i dashuruar , çdokujt i jep nj? ndjenjë të k?ndshme sigurie dhe ngrohtësie. Ka t? b?j? me at? rehatin? qiellore q? t? jep mendimi se gjithmonë dikush do të jetë aty, kur ju t? keni nevojë për të; se ju keni dik? n? krah dhe nuk jeni vet?m. Të gjitha dyshimet që ju keni patur duket sikur zhduken me magji. Kjo vlen vet?m n?se ju nuk jeni e dashuruar me nj? mashkull t? udh?hequr nga M?rkuri, i cili do ti jap? fund ”ndjenj?s s? ngroht? t? siguris?”. Në fakt, ju do të përshtateni shumë më mirë me një Binjak, në qoftë se ju e dërgoni atë t? blej? buk? të hënën dhe nuk e prisni t? vij? para t? enjtes dhe mos t? merakoseni p?r t?. Asnjëherë mos prisni p?r t?, derisa ta shikoni q? po vjen dhe mos e kapni nga cepi i palltos, kur ai dëshiron të largohet.
Pasi ta keni trajnuar veten për të pranuar natyr?n e tij t? paq?ndrueshme dhe t? paparashikueshme, at?her? ka një mund?si t? mirë për ta b?r? k?t? lidhje t? funksionoj?. Por n?qoft?se ju do t? këmbëngulni për t? patur "atë komoditetin qiellor t? njohjes se dikush do t? jet? aty p?r ju, n? çdo koh?”, hiqni dor? nga ky mashkull. Është e vërtetë që kur ju jeni t? dashuruar me një Binjak, ju nuk do të jeni vetëm. Sidomos pjes?n m? t? madhe t? koh?s, ju do të keni të paktën dy njerëz n? krahun tuaj- dhe te t? dy do të jetë ai. Ju e dini tashm? se ai ka lindur nën shenjën e Binjakëve. Në rastin e tij, ata nuk janë binjakë identik. Natyra e dyfishtë e Binjak?ve, kombinon dy personalitete tërësisht të ndryshme. Por ju mund t? jeni n? nj? marr?dh?nie dashurore, me nj? nga ata burra t? M?rkurit që kan? natyr? trefishe ose kat?rfishe dhe n?se ?sht? k?shtu, ju do t? jeni n?n shoq?rin? e nj? turme t? t?r? njer?zish, edhe kur t? jeni vet?m me t?.
Mashkulli i Binjak?ve, ai tipiku, është i preferuari i çdo zonjushe/zonje. Ai i pëlqen njerëzit. Sa më shumë njer?z, aq m? mir? p?r t?. Rrall? mund t? ket? ndonj? Binjak, i cili nuk ?sht? nj? bashk?bisedues i p?rkryer. Ai ka shije të hollë, b?n v?rejtje dhe komente t? mprehta, por edhe komplimentat e tij jan? t? sinqerta dhe dashamir?se. Zakonisht një mjeshtër i mënyrave të pagabueshme dhe aft?sive shoqërore, ai i mban n? l?vizje festat apo aktivitetet sociale n? m? shum? se nj? m?nyr?.
Nëse ju e takoni at? p?r her? t? par? n? nj? event social, ku ai ?sht? duke performuar dhe veprimet interesante t? personalitetit të tij të shum?fisht?, ju do t? mendoni se nuk keni asnj? shans me k?t? person. Ju do të jeni e bindur se ai është njeriu m? inteligjent, emocionues dhe interesant q? ju keni par? ndonjëherë. Askush nuk mund tjua kund?rshtoj? k?t? analizë. Ai ndoshta është v?rtet?. Nuk është çudi që ju jeni impresionuar prej tij. Por, para se ju ta lejoni at? t? ndryshoj? mbiemrin tuaj, sigurohuni q? jeni e aftë për të p?rballuar një të ardhme të pasigurt me një burr?, tekat e të cilit mund të ndryshojn? sa her? ndryshon drejtimi i er?s dhe qëllimet e jetës s? tij, mund t? ndryshojn? n? mënyrë drastike, para se muaji i mjaltit t? mbaroj?.
Ai do tju thotë "të dua," n? njëqind mënyra të ndryshme dhe do ta b?j? k?t? si askush tjetër në botë. Ditën tjetër, ai do tju telefonoj? dhe do t? anulloj? takimin tuaj pa asnj? arsye, duke ju b?r? ju t? imagjinoni të gjitha llojet e gjërave. A po b?nte ai shaka në lidhje me dashurin? q? shprehu? Mos ka ndonj? fem?r tjet?r? A ?sht? n? telashe? Frika juaj mund të jetë e vërtetë, por mund edhe t? mos jet?. Një javë më vonë, ai do të shfaqet para jush, plot me komente mbushur me sarkaz?m, madje mund t? jet? edhe nervoz.
Ai do të jetë i padurueshëm, kritik dhe zem?rak. Ai mund të kritikojë këpucët, buz?kuqin apo shijen tuaj letrare dhe mund t? ket? disa dyshime lidhur me mund?sin? p?r t? qen? t? lumtur së bashku. N? rast se nuk ?sht? kjo situata juaj, at?her? mund t? jet? ajo, ku ai ?sht? i hidhëruar dhe i trazuar, mendja e tij fluturon dhe ai ?sht? i largët dhe i ftohtë. Do t? jet? humbje kohe q? ta pyesni çfar? ka, sepse nuk do t? merrni pergjigje me kuptim.
Nëse ju i mbijetoni k?saj përvoje, disa ditë m? von? do t? jeni duke vizituar një galeri arti, teatër, muze, bibliotekë apo opera me njeriun tuaj t? zemr?s t? shenj?s s? Binjakëve, absolutisht e hipnotizuar nga njohuritë dhe interesat e tij t? shumta. Ai do të jetë jashtëzakonisht i but?, plot me ëndrra dhe shpresa imagjinare p?r t? nesërmen. Pastaj ai do t’ju propozojë. I shpejt? si nj? rrufe. Ju do të harroni të gjitha bubullimat dhe stuhit? me re, si dhe gjith? shiun e rrebeshin q? kishte rënë më parë dhe do ti thoni "Po", para se ai t? ndryshoj? mendjen e tij. Ja ku jeni tani- e fejuar me nj? enigm?.
Po, thash? enigmë. Në qoftë se ju prisnit diçka tjetër, ndoshta një njeri që është i qëndrueshëm dhe i durueshëm, ndërsa jeta dhe dashuria do t? kalojn? pa probleme, si një gondolë poshtë një ure romantike në Venecia, ju jeni n? vendin e gabuar. Mos lejoni q? muzika gazmore tju joshi, apo skenat e pikturuara q? ndryshojn? vazhdimisht ngjyra, nga grija e zymt? tek e verdha ndriçuese si dielli. Nëse ju jeni një romantike e pashërueshme, q? jeni n? k?rkim t? harmonis? së përsosur, ju jeni n? rrezik potencial.
Pavar?sisht çfar? thot? pjesa tjet?r e kartel?s s? tij yjore, n?se ky njeri ka lindur, kur Dielli ishte n? shenj?n e Binjak?ve, at?her? ai nuk do t? jet? nes?r, ky q? ?sht? sot dhe nuk do t? ket? kujtime nga e djeshmja. Në një mënyrë apo një tjetër, ai do të ndryshojë. Mundet, q? ndryshimet të jen? gjithmonë për mirë dhe ai në mënyrë të vazhdueshme mund të synojë lart? e më lartë. Por elementi i fatit është gjithmonë atje. Nëse ju jeni një lojtar bixhozi, ju shumë mirë mund të q?lloni çmimin e parë me të dhe të gjeni një pajtueshmëri t? lavdishme mendore dhe emocionale nd?rsa po festoni përvjetorin tuaj të artë të dasmës. Por të gjith? lojtar?t e mir?, i din? mund?sit? q? kan?, para se të vënë bastet e tyre. Sigurohuni q? edhe ju t? b?ni t? nj?jt?n gj?.
Binjak?t kanë një prirje të pandërgjegjshme për të fshehur qëllimin e tyre të vërtetë, duke penguar t? tjer?t verbalisht dhe duke fshehur motivet e tyre me an? t? veprimeve t? dyfishta. Në përgjithësi, ata kërkojnë tju ngatërrojn? ju. Pastaj me paparashikueshm?rin? e tyre t? vërtetë, Binjak?t do t? kthehen drejt jush në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe do tju marrin frym?n me sinqeritetin dhe gj?rat direkte q? do tju thot?.
Të duash një mashkull t? shenj?s s? Binjakëve është e lehtë dhe zbavitëse, në qoftë se ju nuk do të përpiqeni për ta mbajtur at? shumë afër. Ka diçka t? thell? dhe t? brendshme që i takon vetëm atij dhe ai kurrë nuk do ta ndajë me një tjetër qenie njerëzore, madje edhe me ju. Mbajini gjërat të qeta dhe të lehta dhe mos jini tepër e apasionuar apo dramatike. Mos u b?ni e m?rzitshme, gjithmon? gjeni m?nyr?n p?r ta emocionuar at? dhe romanca juaj me Binjakët mund të jetë shumë e veçantë. Mos u rebeloni ndaj ndryshueshmërisë s? tij. Ndryshoni edhe ju me të. B?huni po aq e interesuar dhe vigjilente p? jet?n sa ?sht? ai. Ai kërkon një mikesh? q? q? t? p?rputhet nga ana mendore mbi çdo gjë tjetër. Dik? q? t? përputhet me mençurin? e tij, madje edhe ta kaloj? at? ndonjeher?, sepse ai nuk është egoist. Ai është një realist dhe ai i g?zohet shum? sfid?s mendore. Gjëja e fundit që ai dëshiron është një shurdh-memece. Lejeni trurin tuaj, t? shfaq? imazhin femërore q? ju keni. Kjo nuk do ta tremb atë, siç ndodh me disa meshkuj t? tjer?, por do ta b?j? at? t? vendoset n? drejtimin e duhur- drejt teje.
Meshkujt e Binjak?ve kanë tendencë ti z?vend?sojn? miqt? e vjetër për ata të rinj, por jo për shkak se janë të pashpirt. Personalitetet e tyre luhaten n? m?nyr? kaq t? paq?ndrueshme , saq? është e natyrshme që ata të kërkojnë njer?z q? përputhen me interesat e tyre t? momentit. Kudo ku Binjakët shkojn?, e quajn? sht?pin? e tyre. Ata rrall? kan? lidhje t? forta dhe t? qëndrueshme me kujtimet, vendet, njerëzit dhe gjërat e vjetra t? t? kaluar?s. Gjatë një periudhe të gjatë vetmisë, ai mund të derdh? disa lot sentimental, por është vetmia që e bën këtë dhe jo nostalgjia për t? djeshmen. Ai është i shoqërueshëm, prandaj urren- madje tmerrohet- t? q?ndroj? vet?m p?r nj? koh? t? gjat?. Nëse ju i jepni atij mesazhin, q? do t? jeni një partnere, e cila do të jetë gjithmonë rrotull tij, por që nuk do të vareni nga ai dhe as nuk do t? prisni q? ai t? varet nga ju, ai ndoshta do ta marr? në konsideratë nënshkrimin e një kontrate afatgjatë me ju. Por mbani mend se mund t? ket? disa mund?si t? tilla si: shumë Binjak? martohen më shumë se një herë, edhe pse martesat m? të shumta, kan? më shumë gjasa të ndodhin, kur vendos t? martohet tepër i ri sesa kur ?sht? n? mosh? t? pjekur. Jo çdo Binjak ka dy gra, por ai do të ketë pothuajse dy gj?ra p?r gjithçka tjet?r - ndoshta dy makina, dy apartamente, dy diploma universiteti, dy punë, dy ëndrra t? m?dha, dy kafsh? sht?piake, dy makina rroje, dy hobi, dy ambicie. Atij i pëlqen q? çdo gj? ta ket? dyshe.
Edhe në çështjet financiare, dualiteti ?sht? aty. Një mashkull i udh?hequr nga M?rkuri mund të jetë në fillim shum? bujar, pastaj papritmas t? b?het shum? dorështrënguar. Nëse gjejm? nj? mesatare tek qëndrimet e tij binjake, p?rshtypja ime është se bujaria do të fitojë. Binjakët kan? pak dëshirë për të grumbulluar si para, ashtu edhe njohuri. Në çdo rast, ai preferon për ta thithur atë, p?r ta zgjidhur dhe t'a kthej? përsëri mbrapsht t? përmirësuar. Ai është nj? komunikues, funksioni i të cilit është të krijoj? gjithnjë ide të reja, origjinale dhe tu shërbej? të tjerëve, përmes proçeseve e tij t? shpejta dhe të shkëlqyera mendore.
A do të jetë ai besnik ndaj jush? Sigurisht q? do t? jet?, në m?nyr?n e tij. Ka një mijë përgjigje për këtë pyetje kur b?het fjal? p?r M?rkurin. Atij i pëlqen të hyj? n? biseda dhe t? përzihet me njer?zit. Ai gjithashtu, çudit?risht ?sht? shum? tërheqës për gratë, kështu që mund të ketë raste për pëshpëritje dhe dyshime. Por ju mund të mbështeteni në këtë: Rrall? do t? ket? nj? mashkull t? Binjakëve, i cili do t? b?j? veprimin m? t? vog?l t? pandersh?m ndaj jush, n?se ju keni besim t? plot? tek ai. E kam fjal?n p?r besim t? v?rtet? dhe t? verb?r. Jo nga ai lloj ku ju vrisni mendjen n? fsheht?si. Ai do të jetë gjithmonë në gjendje të kuptoj? në qoftë se ju, fshehurazi po pyesni veten p?r t?. Mendjet e M?rkurit shpesh i kapin mendimet tuaja, sado private t? jen? ato. Megjithatë, nuk është një ide e mirë q? t? prisni q? mashkulli i Binjakëve, t? mbaj? nj? q?ndrim t? ftoht? ndaj femrave, vetëm për shkak se ai mban një unazë martese n? gisht. Femrat janë pjesë e skenës dhe Binjakët duhet të jen? n? at? skenë, gjithashtu. N?se ato do t? jen? rreth e rrotull, ai do të bisedoj? me to, ndoshta edhe do t? qesh me to ose t? pij? nj? got?. Është e natyrshme për M?rkurin q? të komunikoj?, pa marrë parasysh gjininë e dëgjuesit. Por kjo nuk do të thotë se ai ka synime romantike ndaj tyre.
Është e vërtetë se ka shumë Binjak?, të cilët janë thjesht, komplet t? pamoralsh?m, por pa marrë parasysh atë që ju keni dëgjuar, ka gjithmonë një shkak p?r k?t?. Mosbesimi apo keqkuptimi në çdo aspekt, e l?ndon dhe brengos shum? një mashkull t? M?rkurit. Kjo situat? e frustron dhe ushtron presion mbi t?, duke e b?r? t? pak?naqur. N? k?to kushte ai mund të fluturojë lart e posht?, duke kërkuar t? lehtësohet nga emocionet e koklavitura. Kur ai është i lirë nga ndjesit? e izolimit mendor dhe nuk ka asgjë për tu treguar t? tjer?ve, ai e humbet nevoj?n për të eksperimentuar dhe për të b?r? fluturime romantike. Një grua që ka harmoni të përsosur mendore me një Binjak, nuk ka pse t? frikësohet nga tradhëtit? emocionale apo fizike. Kjo është aq e vërtetë p?r këta meshkuj, sa është pothuajse një rregull i prer? qartazi. Por ai nuk do të lidhet me zinxhirë në mënyrë të paarsyeshme. Mos prisni q? partneri juaj i shenj?s s? Binjakëve, të mos e kthej? mbrapsht buzëqeshjen kur dikush i buzëqesh, qoft? ky një fëmijë apo një i rritur, një burrë apo një grua. Kjo do t? ishte nj?soj sikur t? prisni që dielli të mos shkëlqejë. Natyra e tij e gëzuar dhe miqësore kërkon vazhdimisht dik? q? ti b?j? shoq?ri. Ky mund t? jet? shoferi i autobuzit q? shkon n? pun?, apo kamarierja në kafene q? ai frekuenton, posht? zyr?s ku punon. Mos u mundoni ti b?ni presion atij. Kur dikush përpiqet të izoloj? shpirtin e lir? t? Binjak?ve, ai mund të bëhet i pakapshëm dhe i paparashikuesh?m, si era vetë.
Me f?mij?t e vet, ai do të jetë një mik i ngusht?, por jo nj? disiplinues dhe ai do tu mësojë atyre shum? gj?ra q? para se t? shkojn? n? kop?sht. Ai do t? doj? shum? q? f?mij?t ti besojn? atij sekretet e tyre, sepse ai rrallë mund të tronditet apo t? jet? i ashpër në gjykimin e tij. Ai e di mir? se si ?sht? t? të duan pa t? krijuar pengesa. Marrëdhëniet mes Binjakëve dhe fëmijëve t? tij jan? zakonisht shumë t? afërta, por ndoshta pak të lirshme, edhe pse kjo mund të tingëlloj? kontradiktore. Aq shum? i dashur, emocionues dhe i gjallëruar që ai është me f?mij?t, ai mund të dështojë për ti nxitur ata q? t? ndjekin rutinat, pasi atij nuk i pelqen rutina as vet?. Ka gjithashtu një tendencë për të kritikuar sjelljen e tyre sot dhe ta miratojë atë të nesërmen, gj? q? mund ti ngatërroj? k?ta f?mij?. Edhe pse ai mund t? menaxhoj? një leksion të mirë, ju do të prisni q? disiplina t? jet? më serioze në departamentin tuaj t? prind?rimit. Baballar?t e shenj?s s? Binjakëve priren ti llastojn? shum? fëmijët e tyre.
Imagjinata e tij mund ta marr? at? me vete dhe ta çoj? larg, k?shtu q? mund ta shtyj? at? t? b?j? premtime të çastit, t? cilat ka shum? gjasa mos ti mbaj?. Ju duhet ti flisni atij p?r rëndësinë e respektimit të fjalës s? dh?n?. Pavarësisht nga qëllimet e tij të mira, disa nga premtimet e tij të shpejta dhe impulsive mund të thyhen. Nëse fëmijët nuk e lidhin at? pas vetes n? ndonj? mënyrë, ose ta mbajn? larg nga aktivitetet e tij të shumta, ai do tu gëzohet atyre jashtëzakonisht shumë. Një paralajmërim i vog?l: Edhe pse ai rrallë do ti ndëshkoj? fëmijët fizikisht, tendenca e Binjakut për të thumbuar papritur me fjal? sarkastike, mund të shkaktojë plagë të thella në zemrat e vogla t? f?mij?ve ose të krijoj? n? memorien e tyre nj? kujtim t? keq, që mund të mbahet mend përjetë. Ai nuk do t? ngurroj? ta shpreh? dashurin? p?r f?mij?t e tij në formën e puthjeve dhe përqafimeve t? ngrohta. Por mos i k?rkoni atij t? b?j? dadon, n? rast se nuk e k?rkon vet?; p?rveç k?tij detaji t? jeni e sigurt se ai do ta jetoj? prind?rimin me k?naq?si, qoft? me nj? f?mij? apo me shum?.
Xhelozia është diçka që ju nuk keni pse të shqetësoheni, kur keni partner t? shenj?s s? Binjakëve, sepse posesiviteti nuk ?sht? tipar i k?tij mashkulli. Nëse dyshimi herë pas here pëshpërit në veshin e tij, ai zakonisht do ta largoj? at? pa i dh?n? r?nd?si. Nj? nivel xhelozie është i natyrsh?m te të gjithë, por te Binjakët nuk është aspak i tepruar. Dashuria nuk është një marrëdhënie t?r?sisht fizike me këtë mashkull. Ai i ka m? t? ndjeshme shqisat e te d?gjuarit, shikimit, prekjes dhe ndien m? shumë n?p?rmjet tyre sesa njer?zit e tjer?, fal? gjall?ris? q? i jep M?rkuri. Dashuria e tij ka një aj?r me cil?si t? pakapshme dhe duket sikur nuk ka pasionin e tok?s s? shenjave t? tjera t? zodiakut. Por në qoftë se ju, nuk jeni duke kërkuar një njeri t? egër shpellash, që tju tërheq? nëp?r pyll prej flokësh, mashkulli juaj Binjak duhet të jetë më shumë se thjesht nj? i dashur i zakonsh?m. Ai do të shpreh? hapur emocionet e tij, me fraza imagjinare, romantike dhe do ta mbush? zemrën suaj me bukurinë e çuditshme të idealizmit të tij.
Mos harroni se ftoht?sia tipike emocionale e M?rkurit, mund të ngrohet në mënyrë të konsiderueshme në qoftë se ju të dy dëgjoni të njëjtën muzikë dhe ëndërroni të njëjtat ëndrra. Ai duhet të përjetojë një nd?rthurrje të mendjes dhe shpirtit, n? m?nyr? q? pasioni fizik të arrijë intensitet t? lart?. Kjo mund të duket se ?sht? jo n? rradh?n e duhur t? veprimeve, por është e vetmja rrugë e vërtetë drejt zemrën e tij.
?
Gruaja e shenj?s s? Binjakëve
A keni menduar ndonj?her? n? m?nyr? t? fsheht?, se autori i programit t? famsh?m “Beqari” Brigam Jang, pati një ide t? bujshme kur ai sygjeroi q? disa femra t? konkurronin me nj?ra tjetr?n p?r t? fituar zemr?n e mashkullit beqar? Apo t? keni ndier zili brenda jush p?r haremet plot me femra te bukura t? njer?zve t? pasur t? Lindjes orientale? Ju nuk keni pse t? hiqni dor? nga ?ndrra juaj romantike p?r vajz?n e d?shirave tuaja t? fshehta. Thjesht martohuni me një vajzë t? shenj?s s? Binjakëve! Në këtë mënyrë, ju jeni i garantuar se do t? keni të paktën dy gra të ndryshme dhe në fundjavë, me raste mund t? keni deri në tre ose katër t? tilla.
Natyrisht, ka një kleçk? t? vogël n? gjith? k?t? situat?. Dallimi midis një vajzë t? lindur nën shenjën e Binjakëve dhe një vajze haremi, është mungesa e saj e dukshme e interesit në pasionin tok?sor. Është e vështirë për k?t? fem?r q? t? gjej? kohë të mjaftueshme për ta marrë shum? seriozisht pasionin apo ndonjë gjë tjetër. Mendja e saj është gjithmonë n? udh?tim. Por shikoni pak më thellë. Diku, fshehur në mesin e atyre grave që përbëjnë femr?n e Binjakëve, është një vajz? romantike, e cila është e aftë p?r pasion intensiv, në qoftë se ju mund të arrini t? b?ni nj? p?rzierje mendore, shpirtërore dhe fizike të plotë. Por q? t? mund t? zhvilloni m? tep?r llojin pasionant dhe ende t? shijoni gratë e tjera t? mbyllura brenda personalitetit t? femr?s s? Binjak?ve, mund të jet? nj? problem m? vete. Unë mund t'ju them me siguri se një vajzë e Binjakëve, është e barabartë me disa femra. Por kam frikë se pastaj varet nga ju, q? t? g?rmoni nëpër librat e algjebr?s s? avancuar, p?r t? gjetur formul?n sesi mund ti nxjerr?sh çdo natyr? jasht? shishes s? Binjakes. Çdo rast individual është i ndryshëm.
Mosha e saj do të jetë një çelës i rëndësishëm lidhur me at? q? ju mund t? prisni prej saj, sepse deri sa piqet, romanca dhe dashuria, do t? jet? vet?m nj? loj? p?r t?. Ajo mund të jetë e paq?ndrueshme dhe e paparashikueshme në një shkallë të pabesueshme.Fillimisht ajo gati do t? kaloj? n? ekstaz? nga buz?qeshja apo z?ri juaj, madje edhe nga m?nyra sesi ecni. Pastaj ajo do ta l? m?njan? ekstazin? e saj dhe do t? kritikojë çdo gjë; q? nga çorapet deri te prerja e flokëve tuaj dhe k?t? ajo zakonisht e bën me zgjuari, sarkazëm dhe mprehtësi të tillë, saq? ju mund të keni nevojë për jod, p?r t? mjekuar plagët e tua. Tani, mos lejoni q? kjo tju b?j? t? p?rjashtoni veten nga konkurrenca për k?t? fem?r. Mos harroni, ju do t? merrni të paktën dy femra n? një dhe ky është pa diskutim një pazar me leverdi.
Femrat e udh?hequra nga M?rkuri nuk janë aq të pashpirta sa duken ndonj?her?. Imagjinata e tyre aktive krijon shumë fantazi n? mendjen e tyre. Romanca është mënyra më e lehtë që mund ti shpreh? ato dhe Binjaket kan? të paktën dy herë më shumë për të shprehur, sesa grat? e tjera. Një mashkull i shenj?s s? Binjakëve mund të jetë një krijues, një këngëtar, një marinar, një jurist, një aktor, një shitës dhe kryetari i disa bordeve të drejtorëve n? t? nj?jt?n koh? - dhe do jet? nj?soj ekspresiv p?r t? gjitha. Por një fem?r nuk mund ti mbaj? t? gjitha pa u l?kundur pak. Jo se vajzat e udh?hequra nga M?rkuri nuk e ndjekin karrierën. Pothuajse t? gjitha vihen pas nj? karriere profesionale. Por në kushtet ekzistuese të shoqërisë, një karrierë ende nuk i ofron asaj mundësi të provoj? teoritë e saj t? panumërta dhe t? praktikoj? shkatht?sin? e saj emocionale, siç i jep dashuria.
Jepini asaj besimin p?r t? cilin ka nevoj?. Ajo zakonisht do t? arrijë të mbaj? brenda vetes s? vet, karakterin e saj kompleks dhe nuk do tju ngarkoj? me t?. Ajo do t? jet? nj? partnere me shum? gjall?ri dhe g?zim. Shumic?n e kohës (kur gjendja e saj shpirt?rore ?sht? e mir?), ajo do tju ndriçoj? me personalitetin ekspresiv, do t’ju zbavit? me fjal?t e saj t? zgjuara dhe t? mprehta dhe do t? bisedoj? me ju n? nj? m?nyr? inteligjente, për pothuajse çdo tem? q? ekziston. Ajo u gëzohet të gjitha gjeste sentimentale t? romancës dhe nuk ka probleme p?r tu n?nshtruar. Nuk ka grua tjet?r q? mund tju k?naq? me m? shum? m?nyra imagjinare t? t? dashuruarit dhe t? gjitha k?to me kaq shum? sharm. Ajo mund p?rplas? qerpik?t me feminitet dhe delikates?, por ajo nuk është aspak e pafuqishme kur është fjala për të fituar jetesën e saj. Një fem?r e Binjakëve mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e b?r? t? pafuqish?m nj? mashkull, pasi ti ket? marr? mendjen dhe bllokun e tij t? çeqeve. Por ajo, pa problemin m? t? vog?l, mund të kthehet n? një shtëpiake t? adhurueshme dhe pastaj, me po kaq leht?si mund te kaloj? në një intelektuale serioze, që studion filozofët e m?dhenj dhe flet për politikë apo poezi shkëlqyeshëm, pastaj papritmas mund t? kthehet në një pako me emocioneve të v?rteta, plot me nerva, lot? dhe frik?ra. Ajo me siguri nuk do t? jet? asnj?her? monotone.
Femra juaj e M?rkurit, do t? k?rkoj? t? jet? “me t? v?rtet?, komplet e dashuruar”, por ajo s?rish do t? vazhdoj? ti shmanget k?saj. Ajo do jet? e etur p?r m?m?sin?, por gjithashtu do ti rrij? larg. Ajo do t? gjej? diçka perfekte tek çdo mashkull q? takon, por do t? k?rkoj? pa u lodhur at? mashkull q? do t? ket? t? gjitha ato cil?si q? do ta b?jn? plot?sisht t? lumtur.
Ju do të gjeni një mikesh? shum? t? mir? tek ajo. Vajza e M?rkurit do tju shoq?roj? n? t? gjitha aktivitetet sportive dhe ajo do të tregojë interes për të gjitha sportet në natyrë, pavar?sisht se ajo duket e butë dhe shum? femërore. Mentaliteti i Binjakes s? mprehtë do të tregojë qartë kur kurioziteti i saj është ngazëllyer nga çdo situat? e re. Për sa kohë që ju nuk kërkoni qëndrueshmëri prej saj, ajo do të jetë totalisht interesante.
Mendoj se ?shtë e drejtë për t'ju tërhequr v?mendjen lidhur me faktin që kjo vajzë, edhe pse mund të besoj? sinqerisht se është e dashuruar, do t? p?lqej? edhe meshkuj t? tjer? në të njëjtën kohë. N?se ajo nuk ?sht? gjat? gjith? koh?s pran? jush, ajo mund tju harroj? m? shpejt se çdo fem?r tjet?r e zodiakut. ?shtë natyra e saj për të pranuar ndryshimet, madje edhe ti kërkojë vet? ato. Duke qen? se ajo ka prirjen q? ti p?rkushtohet aktiviteteve t? vazhdueshme dhe t? ardhurit rreth e rrotull, duke neglizhuar kultivimin e durimit dhe stabilitetit, femrat e Binjakëve, mund të bëjnë një rrëmujë mjaft t? madhe n? jetën e saj dhe tuaj?n. Për fat të mirë për meshkujt q? jan? dashuruar pas tyre, shumica e grave t? k?saj shenje arrijn? ta kuptojn? natyr?n e tyre para se t? jet? shumë vonë.
Pasi ti propozoni asaj dhe ajo ju ka pranuar, ju mund të ndieni keqardhje për të gjithë ata njerëz që janë dënuar me një jetë monogamie vetëm me një grua. Ju do të keni disa gra kur të martoheni me Binjaken tuaj.
Gruaja Num?r Një, do të jetë në gjendje te përshtatet me çdo gjë që ju kërkoni . Nëse keni nevojë për besnikëri, ajo mund ta menaxhojë edhe këtë, duke ju siguruar që ju jeni mjaft interesant që keni fituar zemr?n dhe dashurinë e saj të vërtetë. E kam fjalën për atë përzierjen e përputhshmërisë mendore, shpirtërore dhe fizike, me pjesën fizike t? shtuar n? fund, si spec i kuq. Kjo grua kurrë nuk do t? ket? qejfmbetje, në qoftë se ju pranoni një punë të re jashtë qytetit. Me zgjuarsis? e saj, shijen dhe kuptimin e ngjyrave, ajo mund ta bëjë shtëpin? e re t? duket po aq e ngroht? sa e vjetra, me prekjen e leht? t? duarve t? saj dhe me shijen e hollë. Përveç kësaj, ajo do ta p?lqej? shum? aventurën dhe nuk do të ankohet q? ju ndoshta jeni duke rrezikuar t? ardhmen tuaj me k?t? veprim. Emocionet dhe ekzaltimi q? i jep zbulimi i horizonteve të reja i intereson më shumë asaj. Ajo mund të ketë një aft?si çuditërisht të mirë për biznes dhe do të mbështesë të gjitha idetë tuaja sado t? krisura t? jen? ato. Ju mund të mbështeteni tek ajo p?r t? marr? p?rsip?r nj? pun? n?se do keni nevoj? p?r t? ardhura shtesë dhe ajo do të tregohet mjaft praktike n? m?nyr?n sesi do ti shpenzoj? ato. Edhe pse ajo mund të jap? përshtypjen se ?sht? disi n? aj?r, n? fakt nuk ?sht? aq sa duket. Ajo është një mendimtare dhe një njeri shumë i zgjuar, nën ato fjal?t e saj t? shumta.
Gruaja Num?r Dy do të jetë e paq?ndrueshme nga gjendja shpirt?rore. Ju mund të prisni gjithçka prej saj. Ajo do të ket? momente saj t? satir?s, siç do t? jet? edhe cinike dhe e shpenguar. Në të njëjtën kohë, ajo do tju sfidoj? nga ana mendore. Por nj? mashkull duhet të stimulohet vazhdimisht, apo jo? Pranojeni sfid?n, diskutoni me t? p?r nj? argument intelektual. (Kjo është ajo që k?rkon n? fsheht?si). Kjo grua nuk do të tronditet kollaj nga jeta ose t? ket? ndonjë paragjykim t? krijuar që më parë. Ajo mund të vendosë për të marshuar në një paradë proteste apo të bashkohet me një grup aktivist?sh dhe të harrojë të vij? n? shtëpi deri në mesnatë. Po në qoftë se ju e keni l?n? p?r tu takuar me shok?t dhe t? festoni n? nj? lokal nate, ndërsa ajo është duke u marr? me nj? aktivitet t? sajin? Të paktën ajo ndoshta nuk do tju bezdis? me pyetje dhe dyshime se ku keni qen?, me k? dhe cfar? keni b?r?. As ju nuk duhet ta vini n? dyshim atë, n? asnj? rast!
Gruaja Num?r Tre do të m?rzitet shum?, madje gati mund t? bie n? depresion nga rutina e pun?ve t? sht?pis?. Shtretërit do të jenë t? parregulluar dhe enët do të qëndrojnë p?r nj? koh? t? gjat? në lavaman, ndërsa ajo do t? jet? duke ?nd?rruar me sy hapur, ose duke lexuar apo shkruar ndonj? skenar p?r nj? shfaqje. Ajo mund tju shërbejë një kanaçe me fasule për darkë, pa u munduar as t? hapi kapakun. Por ju mund të b?ni bisedat më të këndshme n? or?t e vona t? nat?s. Asaj do të vij? keq p?r v?shtir?sit? q? ju ka sjell? jeta, n?se do keni t? tilla. Ajo do t? p?rmbush? si k?naq?sin? emocionale tuaj dhe dëshirat e tua intelektuale; do të jetë kurioze rreth mendimit tuaj mbi budizmin dhe do t? ngazëllohet nga përpjekjet tuaja për të shkruar një këngë. Me pak fjalë, ajo është nj? shoq?ruese shumë e mirë. Ajo do të jetë shumë e dashur me ju, sidomos n?se nuk e kritikoni pse nuk ka fshir? pluhurat apo ti k?rkoni t? pjek? gjith? ato gj?ra pa kuptim. Kjo grua mund ta bëjë her? pas here rrëmujë bllokun e çeqeve apo llogarin? bankare. Por në qoftë se ju i sugjeroni një udhëtim të papritur qoft? si kamping, apo n? nj? hotel në Las Vegas, ajo me entuziasëm do t? b?j? gati valixhen, pa nxjerr? asnj? nga justifikimet e pa kuptimta, si p?rshembull kush do ta ushqej? macen apo sa lek? mund t? harxhohen nga kursimet tuaja.
Gruaja Num?r Katër do të jetë një nënë plot humor dhe hare. Ajo nuk do ti le fëmijët ta kufizojnë atë, sepse ndoshta do të ket? shumë projekte dhe pun? p?r tu marr?, saq? nuk mund ti mbys? ata me m? shum? p?rkujdesje seç duhet. Ata do të imitojnë pavarësinë e saj dhe të përfitojnë shum? prej saj. Nëse dikush e pyet atë se sa kohë shpenzon me f?mij?t e saj, ajo ndoshta do të përgjigjet, "Në familjen tonë, nuk ?sht? c?shtja sa koh?, por sa dashuri”. Dhe ajo ka t? drejtë. Fëmijët mund të mos i binden gjithmonë asaj, sepse ajo është e prirur q? nj? dit? t? jet? e rrept? dhe t? nes?rmen t? shkrihet fare dhe ti l? t? lir? t? b?jn? çt? duan, por f?mij?t do ti adhurojn? bisedat e tyre të gjata me të. Imagjinata e saj do të përputhet me t? tyren dhe ata do të zbaviten shum? me njëri-tjetrin. Ajo ndoshta do të jetë një nënë e butë, por do të shqetësohet për mesataret e notave t? shkoll?s dhe ndoshta do të këmbëngulë për nota të mira.
Gruaja Num?r Pesë do të jetë një zonjë sht?pie dhe mikprit?se e shk?lqyer, nj? eksperte n? p?rdorimin e qirinjve, luleve dhe tak?meve prej argjendi t? pastër. Ju mund të ftoni p?r dark? n? sht?pin? tuaj t? gjith? ata q? d?shironi, nga shefi juaj deri te vet? Guvernatori dhe ajo do të jetë aq e hijshme dhe sharmante, sa t? ftuarit tuaj nuk do të duan të largohen kurr? nga aty. Ajo do ta organizojë jetën e saj në mënyrë efikase dhe pa shum? lodhje, do t? vishet si një modele sipas modës e fundit dhe do ta doj? teatrin. Ju mund ta merrni at? n? galeri arti dhe koncerte-ajo do të jetë si n? sht?pin? e saj n? çdo lloj ambienti. Gjithkush do tju ngul sytë me zili dhe do t? pyes? veten se kush ?sht? gruaja joshëse që varet aq ëmbël në krahun tuaj. Ajo do të jetë shum? romantike dhe ultra-femërore, ndoshta edhe do tju shkruaj? poezi për ditëlindjen tuaj. Ju do të dëshironi ti blini asaj peliçe kadife, g?zof? dhe parfume të shtrenjta, sepse stili i saj i hijsh?m do tju bëjnë të ndiheni si pronar tokash. Nëse ju i përmendni një udhëtim në Evropë, sytë e saj do të ndriçojn? dhe buz?qeshja do t? jet? rrez?llit?se.
Ajo është nj? fem?r e sofistikuar.
E pra, ja ku jeni! Unë ndoshta mund të kem harruar pa p?rmendur disa lloje t? tjera vajzash në haremin tuaj t? femr?s s? Binjakëve. Çdo burr? i martuar në qytet do të b?het jeshil nga zilia, kur tju shoh ju me një grua të ndryshme çdo ditë.
Gruaja juaj e shenj?s s? Binjakëve, kurrë nuk do të marrë një tren, kur ajo mund të fluturojë. Ajo kurrë nuk do të heshti, kur ajo mund të flasë. Ajo kurrë nuk do të largohet, kur ajo mund tju ndihmojë. Dhe ajo kurrë nuk do të eci, kur mund të vrapoj?. Mendja e saj është e mbushur me kaq shumë mendime dhe zemra e saj është e mbushur me kaq shumë shpresa, sa duket se asaj do ti duhet një kompjuter për ti organizuar t? gjitha. Apo ajo ka nevoj? p?r dik? q? t? vrapoj? n? krah t? saj dhe t? thurr? ?ndra sot p?r nes?r? Nëse ju jeni ai person, ajo nuk e ka guximin t? hedh? v?shtrimin për të parë nëse ju jeni afër. Nj? frik? e thell? e pashpjegueshme brenda saj e b?n at? q? mos t? kthej? as kok?n mbrapa p?r t? par?. Kur ju m? n? fund, t? shkoni me shpejt?si n? krah t? saj, mund ta b?ni at? t? ec? me ritmin tuaj. Ju mund ta bëni këtë, nëse do ti mbani dorën fort dhe kurrë nuk do ta lini të shkojnë. Edhe pse erërat e veriut t? M?rkurit mund t? provojn? ta largojn? at? prej jush, ajo mund t? d?shiroj? t? q?ndroj? dhe t? ndaloj? s? vrapuari m? shum? sesa ju mendoni. Prandaj, nxitoni dhe p?rpiquni ta arrini at?; ajo ka nevoj? p?r ju!!
Fëmija i shenj?s s? Binjak?ve?
Nëse lejleku sapo ju solli një fëmijë t? shenj?s s? Binjakëve në shtëpinë tuaj, b?ni gati patinat dhe trurin tuaj. Ju do të duhet të jeni i shpejtë dhe vigjilent për pesëmbëdhjetë apo njëzet vitet e ardhshme; dhe ju mund t? filloni q? tani, ndërsa dhurata juaj nga planeti i M?rkurit është ende n? pelena. Nuk do t? kaloj? shum? koh? para se ai t? mësoj? të ec? dhe t? flas?. Nëse ju nuk jeni gati t? fluturoni pranë tij, ai mund tju kaloj? nëp?r gishtat tuaj si nj? rrym? ajri.
Foshnja juaj e Binjak?ve do t? jet? shum? e shkath?t, edhe kur te jet? akoma duke u zvarritur. Ju do të ju betoheni q? sapo e pat? t? fuste dor?n brenda priz?s n? korridor. Por si ?sht? e mundur? Ja ku ?sht?, n? ballkon duke p?rtypur i qet? nj? pjeshk? t? but?. Si mund të jetë n? dy vende në të njëjtën kohë? Mos harroni se pasardhësi juaj është i sunduar nga M?rkuri. Ai është nj? nga per?ndit? greke, q? keni par? t? pikturuar te librat e mitologjis?, i cili ka krahë në këmbë dhe ?sht? i veshur me një përkrenare të ndritshme argjendi. Vendosni nj? tigan n? kok?n e fëmijës suaj Binjak si nj? një helmet? dhe përdorni imagjinatën tuaj për krahët q? i dalin nga këmbë të tij topolake ngjyr? rozë.
Shihni ngjashmëri mes tyre?
Unë personalisht kurrë nuk i kanë miratuar ata litar?t q? n?nat u vendosin f?mij?ve p?r ti mbajtur t? lidhur, kur dalin me ta p?r t? b?r? pazar. Ato gjithmon? m? jan? dukur si gra q? kan? nxjerr? sh?titje qenush?t e tyre. Megjithatë, unë do ti sygjeroja nënës s? një fëmije t? shenj?s s? Binjakëve për të blerë dy ose tre prej k?tyre litar?ve, vetëm q? t? jen? t? sigurta p?r f?mij?n e tyre.
Mendimi juaj i parë mund të jetë që, meq?n?se fëmija juaj do të jetë kaq shum? i l?vizsh?m, nj? kosh me rrjet? ?sht? një domosdoshmëri. Unë mund ta kuptoj logjikën tuaj, madje edhe m? p?lqen ajo, por nuk jam aq e sigurt për koshat me rrjet? p?r f?mij?t e Binjakut. Mbyllja në një hapësirë të vogël mund t? jet? mizorie p?r nj? Binjak t? vog?l, pasi natyra i bën thirrje atij të kërkoj?, të analizoj?, të mësoj?. M? keq se izolimi fizik, ?sht? izolimi mendor i t? q?nit i mbërthyer në një drejtkëndësh plastik të vogël blu apo rozë, nd?rkoh? q? atje jasht? ?sht? nj? botë e t?r? emocionuese p?r t? dhe shijuar. Koha q? mund ta lini n? nj? kosh t? till?, duhet t? jet? e shkurt?r. N?se e kufizoni shum? at?, si dhe t? pengoni lirin? e lij, mund ta çoj nj? f?mij? t? Binjak?ve n? depresion .Mos harroni, ai është një shenjë e ajrit dhe ka nevoj? t? lëviz?. Sigurohuni që ti vendosni shum? lodra dhe shum? libra me muzik? dhe shk?lqim, kur ju duhet ta lini at? n? koshin e tij. Sigurisht, ai nuk do të qëndrojë aty p?r nj? koh? t? gjat?. M?rkuri sundon kordat vokale dhe kur i vogli juaj Binjak vendos të ushtroj? talentin e tij në këtë drejtim, ju do të pyesni veten se si ka mund?si q? gjith? ky z?, mund t? dal? nga nj? goj? aq e vog?l. V? bast q? ju do ta nxirrni at? menj?her? nga koshi. Mund ta lini akoma t? qaj?, vet?m n?se keni fqinj q? kan? v?shtir?si me d?gjimin.
Fëmijët e Binjakëve shpesh i b?jn? t? rriturit nervoz? me l?vizjet e tyre shum? t? shpejta. T? rriturit vazhdimisht i thon? t? vegjelve t? shenj?s s? Binjak?ve qe mos t? vrapojn? gjith? koh?, ose të jenë t? durueshëm dhe ti bëjnë gj?rat nj? nga nj?.
Por, t? merren me dy gj?ra nj?koh?sisht , ?sht? e natyrshme për këta f?mij?. At? që njerëzit e tjer? e quajn? nj? situat? nervoze apo shum? t? ngarkuar, p?r Binjakët ?sht? thjesht gjendja e tij normale e aktivitetit. Është e gabuar q? ta nxisni at? t? imitoj? bashk?moshatar?t e vet m? pak t? l?vizsh?m dhe t? ngadalt?, duke e b?r? t? ndihet se k?shtu do t? marr? m? shum? miratimin tuaj. Ai ndoshta duhet të mësohet të ngadalësoj? pak , për të mirën e vet, por natyra e tij e lindur, nuk mund të ndryshohet pa frustruar prirjet e tij natyrore. Ne duhet të mbajm? mend se fëmija i l?vizsh?m i shenj?s s? Binjakëve, që acaron t? rriturit q? jan? natyr? m? e rezervuar se ai, si dhe fëmija i kujdesshëm dhe i t?rhequr i shenj?s s? Bricjapit, që irriton t? rriturit m? agresiv?, janë thjesht vetvetja. T? jesh vetvetja është mjaftuesh?m e vështirë , edhe pa njerëzit q? përpiqen t? ndryshojn? personalitetin tuaj.
Duajeni fëmijën tuaj t? Binjak?ve për atë që ai është-një krijes? miqësore, alarmuese, kureshtare dhe pak e nxituar. Ju nuk mund të ktheheni xix?llonj?n në një kërmill ose kërmillin në një xix?llonj?. As nuk mund ti ndryshoni nj? leopardi pikat e zeza n? l?kur?n e tij. M? duhet t? shtoj se, në qoftë se dikush përpiqet ti fshij? ato pika, leopardi do t? b?het nervoz dhe shum? i palumtur.
Sigurisht, ju nuk po rrisni nj? leopard, por nj? f?mij? interesant, entuziast dhe gjith? shk?lqim. Por analogjia është logjike. Lejini ato njolla t? q?ndrojn? te f?mija juaj i shenj?s s? Binjakëve. Një ditë ai mund t’ju bëjë krenare p?r ndërtes?n q? ka projektuar dhe ndoshta edhe p?r çmimin e par? n? let?rsi q? sapo fitoi; dhe kur ai t? manifestoj? një talent të tillë të dyfishtë, ju do të pyesni veten pse keni provuar ta shtypnit dhe ta b?nit atë me nj? personalitet t? vet?m.
Mësuesit zakonisht do ta v?n? re menjëherë se këta djem dhe vajza nuk do të ken? aspak vështirësi p?r t? mësuar për të lexuar. Binjakët pothuajse i shpikin fjalët. Ata nuk do ta ken? problem kur m?suesi ti k?rkoj? t? recitoj? p?rpara klas?s, madje ata do t? buz?qeshin me k?naq?si kur pjesa tjet?r e nx?n?sve do t? psher?tijn?, kur tju jap? nj? vjersh? apo poem? t? caktuar. Këto të rinj kënaqen kur komunikojn? me të tjerët dhe kur ndajn? dijen e tyre verbalisht ose n? form? t? shkruar. Shumë prej tyre janë mekanikisht të prirur p?r t? p?rdorur t? dyja duart. Nuk është e pazakontë për të gjetur një fëmijë t? shenj?s s? Binjakëve, që shkruan me dorën e majtë dhe vizaton me dor?n e djatht?. Ai mund të kafshojë thonjtë e tij, por gishtat zakonisht i ka t? vegj?l dhe shum? t? shkath?t, t? cil?t jan? t? aftë t? b?jn? truket magjike dhe t? luajn? shum? bukur instrumente muzikore. Një ditë, k?to duar mund ta bëjnë atë një kirurg t? zot?, dentist ose orëndreqës t? shk?lqyer . Duart e Binjakëve janë të ndjeshme, ekspresive dhe të afta.
Te k?ta f?mij?, vihet re nj? aft?si e dukshme p?r t? imituar të tjerët. Zgjuarsia e mprehtë dhe satira duken q? n? mosh? fare t? vog?l te t? lindur e shenj?s s? Binjak?ve. Në shtëpi apo në shkollë, fëmija i k?saj shenj? jeton në një botë imagjinare dhe t? realitetit, ku k?to t? dyja vazhdimisht përziehen me nj?ra tjetr?n ( e vërteta portretizohet shpesh si fantazi dhe fantazia maskohet si e vërteta). Ai mund të japë përshtypjen se po ekzagjeron, madje q? mund t? thot? edhe gënjeshtra. Por ai thjesht nuk mund të rrij? pa i hedhur pak m? shum? ngjyra nj? situate t? ndodhur dhe ai shpesh e bind veten se me të vërtetë ka ndodhur n? këtë mënyrë. Në raste të tilla, duhet të silleni me t? me butësi, pasi ai në të vërtetë ?sht? duke ushtruar imagjinatën e tij të gjallë. Në vend që ta bëni atë të ndjehet fajtor për imagjinatën q? ka, ju duhet ti thoni atij q? t? thot? gjithmon? t? v?rtet?n dhe ta shkruajë historinë në letër. Pasi ta p?rvet?soj? k?t? n? m?nyr? t? shk?lqyer, ai do të jetë në gjendje për të parë dallimin midis ëndrrës dhe të vërtetës, në vend që të humb? diku në mes të k?tyre dy botëve. T? rinjtë e Binjakëve, t? cilët nuk janë lejuar të shprehen dhe komunikojn? natyrshëm, mund të tërhiqen në nj? botë mbushur me iluzione p?r tu vet?mbrojtur. Do t? jet? një ide e mirë q? ta inkurajoni at? t? m?soj? gjuh? t? huaja q? n? mosh? t? vog?l, gj? q? ai do ta b?j? pa ndonj? sforcim t? madh. Ashtu si fëmija i shenj?s s? Shigjetarit, ai do të jet? talent bilingual dhe kjo do t? arrihet për shkak se ai do të flas? shumë dhe do të k?rkoj? t? udhëtojë shumic?n e koh?s.
Fëmija juaj i Binjakëve, i cili ju thot? se mundet edhe t? bëjë detyrat e shtëpisë, por edhe të dëgjoj? radion në të njëjtën kohë, ndoshta është duke thënë të vërtetën. Nëse notat e tij e mb?shtesin k?t? q? thot?, pse mos ta besoni edhe ju? Binjak?t kurrë nuk kënaqen t? merren vet?m me nj? ç?shtje. Është sikur ata t? ken? dy jetë, t? cilat duhet ti jetojn? gjat? një jete t? vetme, kështu që ata duhet të thithin gjithçka, sa m? shpejt? t? jet? e mundur. Rreziqet m? t? m?dha p?r k?ta f?mij?, janë mungesa e durimit dhe një mungesë vullneti për të vazhduar diçka deri n? fund.
Fëmija juaj i Binjakëve mund ta ketë të vështirë të jetë i përpiktë, sepse ai është gjithmonë drejt një zbulimi të ri në rrugën e tij pa nj? drejtim t? caktuar. Ai gjithashtu mund ta ket? pak t? vështirë për të dëgjuar pa ndërprerë, për shkak se ai arrin ta kap? mendimin tuaj n? çast dhe nuk do t? doj? t? dëgjojë detajet. Ai mund të priret për të përsëritur veten e tij, por nuk do t? lejojë t? tjer?t për ta bërë këtë, gj? q? e cila natyrshëm mund të irritojë njerëzit. Në klasë, ai mund të hutohet nga një mizë, një copë letër me ngjyrë ose një sht?llung? tymi jashtë dritares. Nuk do t? jet? e leht? t? fitoni vëmendjen e tij, por kur ta arrini k?t?, do të shpërbleheni me kuriozitetin e madh t? Binjak?ve dhe interesimin e tij plot hijeshi.
Djali juaj adoleshent i Binjakëve, do t? jetoj? praktikisht duke folur n? telefon, do t? jet? n? shoq?ri stab?l me një person t? ndrush?m çdo javë, do të ndryshojë mendjen e tij njëqind herë rreth karrierës s? ardhshme,do ngas? makinë pak a shumë me shpejtësi dhe me muzik? t? lart?. Vajzat do të jenë të famshme n? shkoll? dhe t? afta q? t? shp?rthejn? n? lot sikur sapo kan? hapur rubinetin apo t? l?shojn? nj? buz?qeshje rrez?llit?se nj? sekond? m? pas. Këta të rinj do tju b?jn? t? j?ni nq gadishm?ri t? plot? dhe do tju mbajn? n? form? t? mir? fizike dhe mendore.
Kur fëmija juaj Binjakët m? n? fund t? rritet, shumë njerëz do tju thon? me keqardhje se "ai po mban shum? kunguj n?n nj? sqetull”. Ju do të buzëqeshni dhe ata mund të acarohen nga reagimi juaj. Por ju do të kujtohet një ditë pranvere, kur ai ishte shtatë vjeç. Ai kishte kapur me gishtat e tij kekun tuaj me çokollatë, past?n rroje t? babait të tij, akuariumin e peshkut, koshin e mbeturinave, një tenxhere me supë të nxehtë dhe një prizë elektrike. Ju u zemëruat shum?. Më vonë, në të ngrysur, ju e pat? at? teksa vraponte me shpejt?si, duke u p?rpjekur t? kapte xix?llonjat n? kop?sht. Pas pak kohe, ju psherëtit? dhe pyet?t veten me zë të lartë, "Përse duhet ai të nxitoj? k?shtu? Pse duhet ai të merret me çdo gj?? Çfarë ?sht? duke k?rkuar xhan?m?”Ai ju d?gjoi dhe u shqet?sua. Ju kurrë nuk do ta harroni fytyr?n e tij t? shndritshme dhe syt? e tij plot drit? kur ju përgjigj. "O Zot, mami ... Nuk e di. Por mos u m?rzit. Unë do ta gjej atë."
Shefi i shenj?s s? Binjak?ve
Një ditë shefi juaj i shenj?s s? Binjakëve do të jetë si një video kamera, i cili do t? rregjistroj? çdo sekond? q? ju do t? kaloni m? tep?r n? pushimin tuaj t? kafes?. Një dit? tjetër, ai nuk do tju njoftoj? edhe sikur ju t? vonoheni tre orë me tep?r nga koha e drek?s. Ju mund të provoni t? hidhni një monedhë për të parashikuar ndryshimet e tij. Është po aq e sigurt sa çdo p?rpjekje tjet?r. Unë e kuptoj se do të ishte një ndihmë e madhe për të ditur se çfar? q?ndrimi do ket? ai n? secil?n dit?.
Por drejtuesi ekzekutiv i Binjakëve nuk e di as vet? se n? cil?n anë të shtratit do të zgjohet çdo mëngjes dhe meq? as nuk e di, ju mund ta kuptoni q? as un? nuk kam si tjua them. Rruga më e sigurt është që të mos prisni që ai të jetë sot, ashtu siç ishte dje dhe t? kryq?zoni gishtat tuaj për nesër.
Ky njeri mund të jetë një drejtues i shkëlqyer, edhe pse shpesh her? i paq?ndruesh?m: Ai ?sht? m? i prer? p?r t? qen? n? karrigen e presidentit se sa jan? shenjat e tjera si Virgjëresha, Peshqit, Shigjetari, por ai nuk është i pajisur me aft?sin? për të urdhëruar apo p?r të udhëhequr të tjerët për gjat? gjith? jetës s? tij. Një Binjak që mendon se është i lindur p?r t? drejtuar një kompani të madhe, me siguri q? po g?njen veten e vet (nga ky rregull b?n përjashtim nj? Binjak me nj? ashedente te Luani dhe H?n?n tek Peshorja, për shembull). Në radhë të parë, është e vështirë për të që të q?ndroj? i ulur n? tavolin? p?r m? shum? se nj? or?, pa l?vizur fare. Presidenti Kenedi, një nga Binjak?t e rrall? të pajisur me cil?sit? p?r të marrë përsipër barrën e lidershipit, e kishte zgjidhur k?t? problem mjeshtërisht. Ai thjesht e l?shoi energjinë e tij, duke p?rdorur nj? karrige me rrota.
Shefi juaj i shenj?s s? Binjak?ve e ka t? nevojshme t? l?viz? dhe t? vij? v?rdall? gjat? gjith? koh?s. Binjaku është një shenjë e ajrit dhe a keni parë ndonjëherë q? ajri t? q?ndroj? n? vend? Mund tju duket k?shtu në një ditë të nxehtë apo me lagështi (dhe kështu mund tju duket edhe nj? Binjak n? ndonj? moment të rrallë), por ky është vetëm një iluzion në të dyja rastet. Shefi tipik i k?saj shenje do t? ishte më i lumtur si një konsulent menaxhimi, një ekspert efikas ose një zëvendës president i ngarkuar me administimin e problemeve – sesa t? jet? i detyruar t? q?ndroj? n? zyr? me orarin 8 me 4, pavar?sisht sesa i lakmuesh?m mund t? jet? ai pozicion pune. Ai p?lqen t? merret me idetë, parimet dhe abstraksionet. Përgjegjësitë e m?rzitshme dhe t? nivelit p?r nj? drejtues mesatar ekzekutivit, vet?m sa e mposhtin shpirtin e tij fluturues.
Prandaj, kur një Binjak katapultohet n? një pozicion drejtues, ai do të jetë i shpejtë për të deleguar autoritetin tek ata q? jan? rreth tij. Këta specialistë të zgjedhur me kujdes, do të jen? ata t? cil?t do t? udh?heqin n? t? vërtetë biznesin, duke e çliruar mendjen e tij të trazuar me skemat progresive dhe planet afatgjata, t? cilat do të dyfishojn? fitimin e kompanisë dhe do t? ulin shpenzimet e saj. Ky drejtues do t? jet? i paduruar me detajet e panum?rta t? k?saj fushe.
Nëse kompania juaj sapo ka punësuar një Binjak si shefin tuaj, ju mund të prisni disa ndryshime që do t? b?hen s? shpejti. Ai nuk do t? ket? mbushur jav?n n? pozicionin e ri dhe nd?rkoh? do t? ket? zhbiruar çdo fushë të veprimtaris? s? pun?s. Pasi t? ket? m?suar shum? shpejt se çfarë është b?r? dhe si ?sht? b?r? kjo, ai do të doj? të m?soj? pse-n?. Përgjigja, "Ne kemi vepruar gjithmonë në këtë mënyrë," do ti b?j? sytë e tij të ndritsh?m që të kthehen në copa akulli, t? cil?t mund tju ngrijn? me v?shtrimin e par?. Binjakët nuk jan? aspak të interesuar ose t? impresionuar nga tradita. Kur dikush i thot? atij se ky ?sht? një zakon i vjetër, kjo është arsye e mjaftueshme për të që ta ndryshojë atë. Shefi tipik i M?rkurit, do ti l?viz? shum? shpesh mobiljet e zyr?s s? tij, kompjuterin apo vendin e dosjeve me q?llimin q? t? jen? m? efikase p?r t?.
Ka një gjë që ju do ta gjeni gjithmon? te nj? Binjak, n? çdo moment. Ai kurrë nuk do të jetë nj? njeri i mërzitsh?m apo monoton. Ai rrallë do të jetë i rrept? ose strikt. (Mendimet e tij janë fleksible. Ju nuk mund ta sorrollatni apo ta ngat?rroni at?, sepse mendja e tij e zgjuar, në çast do të reduktojë dyshimet, do t? depërtojë në perden e tymit dhe do tju paraqes? të gjitha anët e çështjes, t? qarta si kristal).
Kjo do të thotë se ai gjithashtu do ti zbuloj? intrigat e zyr?s me leht?si. Ndonjëherë, ju do të betoheni se ai ka sy edhe pas koke, ndoshta edhe nj? pal? vesh t? tjer?. Duke folur p?r anatomin? e tij, mund t? jet? e v?shtir? q? t? thoni se ai ka vet?m nj? pal? k?mb?, pasi do t? ket? shum? raste, kur do tju duket se ai mund t? jet? n? dy vende nj?koh?sisht.
Mos u frikësoni asnj?her? se punëdhënësi juaj i Binjakëve do t'ju urrejë ose do t? b?het armiku juaj. Pak njerëz i interesojnë mjaftuesh?m p?r t? patur këtë lloj intensiteti ndjenjash. Ju nuk do të jeni në mendimet e tij për më shumë se një orë apo pak m? tep?r. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t? krijuar çfar?do lloj ndjenje, t? mir? apo t? keqe. Përveç kësaj, ai ka një kuptim mjaft të drejtë për mënyrën sesi mendojn? personat e tjer?.
Mund të jet? mister p?r ta zbuluar se, edhe pse punëdhënësi juaj Binjakët është një individualist në çdo mënyrë, ai nuk mund t'ju trajtoje ju si një individualist. Duket kontradiktore, por kjo ?sht? një shenjë e dyfishtë dhe me shumë t? papritura. Me k?t? nuk dua t? them se ai nuk do ti respektojë mendimet tuaja individuale. Sigurisht q? do ti respektoj? ato. Vetëm se ai nuk do tju shoh? gjithmonë si nj? individ t? veçant?. Mendja e Binjak?ve është kaq abstrakte, sa ai shpesh do t? shoh? vet?m paraqitjen bazike si te njer?zit edhe te objektet. Të gjith? njerëzit janë interesante për të, por ai ka tendencë për ti kategorizuar ata në bazë të aftësive, ideve dhe potencialit të tyre.
Megjithatë ky këndvështrim i çuditsh?m nuk e bën atë t? pak?ndsh?m si qenie njerëzore. Krejt e kundërta. Edhe pse qasja e tij është m? shumë racionale sesa emocionale, atij i pëlqejn? aq shumë njerëzit, sa edhe ata nuk mund t? mos ja kthjen? k?t? p?lqim mbrapsht. Pa kontaktet e vazhdueshme me njer?zit, ai do të thahet dhe do t? humbas?. M?rkuri kërkon që ai të jetë i shoqërueshëm dhe të jetoj? duke nd?rvepruar me t? tjer?t, n? t? kund?rt do t? ndihet i mjer?. Ju rrallë do ta shihni atë vetëm. Ai mund t'i klasifikojë njerëzit sipas kategorive dhe t? q?ndroj? i shkëputur emocionalisht ndaj tyre, por ai ka nevojë t? madhe q? ti ket? rreth vetes.
Shefi juaj i Binjakëve ndoshta do të ketë fuqi bind?se të konsiderueshme. Ai mund tju marr me të mirë ose tju thot? çdo gj?, thjesht duke ju hutuar me bukurin? e papërmbajtshme dhe zgjuarsin? e tij. Por ky është një talent kompensues q? planetet ia dhan? n? lindje, p?r t? fshehur ftoht?sin? si tiparin kryesor t? tij. Binjakët jetojn? n? pallate fluturuese t? mjegullta në qiell, ku nj? person i zakonsh?m nuk mund të arrijë. Karakteri i tij i vërtetë, pavarësisht ngroht?sis? q? shfaq n? sipërfaqe, është i ftohtë dhe i vetmuar; gjithmon? në kërkim t? diçkajem? shum? brenda vetes s? vet, sesa te të tjerët, pa marrë parasysh se sa shpesh ai kërkon shoq?rin? e tyre. Megjithatë, ai nuk është mospërfillës. Mënyrat e tij t? sjelljes mund të jen? t? buta dhe me dhembshuri, por në të njëjtën kohë, ai ofron mb?shtetje dhe mir?kuptim, në të njëjtën mënyrë siç ofron dashuri dhe miqësi- n? distancë.
Ai do të ket? një sens të shkëlqyer humori dhe ju mund ta fitoni atë m? shpejt me nj? shaka sesa me lot?. Ai nuk ësht? shum? sentimental dhe gjithmonë do të shoh? anën qesharake të gjërave. Sensi i humorit është një kriter i inteligjenc?s s? v?rtet?, kështu që nuk është habi për ta gjetur atë te njerëzit e udh?hequr nga M?rkuri, ndonëse ndonjëherë ky humor mund të ngjyroset me sarkazëm të mprehtë. Do të ket? gjithmonë një konfuzion t? leht? lidhur me drejtimin e zyr?s dhe aktivitetit t? nj? shefi t? shenj?s s? Binjakëve. Por nuk do të jetë ai i hutuari. Binjak?t jan? t? aft? ti zgjidhin t? gjitha dhe t? pastrojn? t? gjitha rr?muj?rat menj?her?. Syt? e tij t? shkath?t dhe truri i tij i shpejt? jan? n? sinkronizim perfekt. Syt? e tij ndoshta do të kenë një vezullim ndriçues. Ai do të mbajë fjalimet m? t? mira dhe do ti shijoj? shum? ato. Ai ndoshta do të udhëtojë m? shumë nga t? gjith?, madje ai mund të mbajë n? zyr? një valixhe të gatshme, p?r t? q?n? gati p?r udh?tim n? çdo momento q? do njoftohet. Nëse ai flirton me sekretaren e re, m? mir? ti thoni asaj q? ai nuk ka asnj? gj? serioze n? mendje, por ?sht? thjesht duke provuar sh?rmin e tij.
Gëzojuni këtij shefi, p?r aq koh? sa e keni, sepse binjak?t m?rziten shum? shpejt dhe krejt papritur. Sapo t? ken? realizuar sukseset n? biznes dhe financ?, ata do t? nxitojnë për në sfidën e ardhshme, shum? koh? p?rpara daljes në pension. Para se ai t? largohet, mundohuni të mësoni gjithçka lidhur me strategjinë q? p?rdor ai. Do t? jet? me të vërtetë fantastike. Ai është një ekspert në diskutimet ball? p?r ball?. Ai do ta drejtoj? nj? argument n? m?nyr?n q? ai d?shiron, do ta kaloj? sa nj? an? n? tjetr?n dhe pastaj do ta kaloj? n? an?n e vet, para se ju ta merrni vesh se çfar? ka ndodhur. Megjithatë, sado i zgjuar është në situata konkurruese, ai është ende një ëndërrimtar i pashëruesh?m dhe një tregimtar i mirë. Mos i kushtoni vëmendje se çfarë kombësie thotë ai se është. Ska r?nd?si n?se ai ka lindur në Izrael, Australi apo Afganistan, çdo Binjak i k?saj bote është irlandez në zemër. Ndryshe si mund ta posedonte ai një dhuratë kaq t? mrekullueshme t? fjalëve lajkatare? A i keni par? t? gjitha ato kravatat ngjyr? t? gjelbër ai vesh. Çfarë ju thash? unë – irlandez i v?rtet?!
Punonjësi i shenj?s s? binjak?ve
A keni ju disa të punësuar n? zyrën tuaj që flasin shpejt, lëvizin shpejt dhe mendojn? shum? shpejt? A duken ata të rinj dhe veprojn? si t? rinj, pavar?sisht mosh?s s? tyre? A janë ata të paparashikuesh?m, origjinal? dhe nuk kan? durim? Sa njeri i zgjuar që jeni! Ju keni punësuar disa Binjak?!
Është e lehtë për të kuptuar pse e keni b?r? k?t?. Me gjithë këtë bukuri dhe dinak?ri, pa harruar t? përmendim intelektin dhe imagjinatën krijuese, ju ndoshta nuk kishit çfar? t? b?nit tjet?r. Tani që ju keni patur shansin për ti parë këta njerëz t? M?rkurit në veprim, ju keni mësuar se ata mund të marrin një ide abstrakte dhe ta reduktojn? atë në një formulë p?rfundimtare, më mirë se kushdo tjetër në zyrë. Punonjësi juaj i Ujorit mund të mendojë në terma t?r?sisht abstrakte, punonjësi juaj i Dashit, mund të hedh? disa ide të nxehta t? mbushura me entuziazëm dhe ai i Virgj?resh?s mund t? organizojë të dhënat n? m?nyr? t? shk?lqyer. Por Binjakët mund ti bëjnë të treja k?to me leht?sin? m? t? madhe.
Para se të pushoni nga puna k?ta njerëzit e tjerë, megjithatë, mos harroni se Binjakët nuk ka energjin? intensive t? Dashit dhe as vullnetin e tij për të punuar jashtë orarit. Atij gjithashtu i mungon q?llimi fiks dhe i qëndruesh?m i Ujorit dhe ai kurrë nuk do të kuptojë përkushtimin e pafund të Virgjëresh?s. Tani nuk do t? merrem me shenjat e tjera t? zodiakut. Por ju krijuat disa ide të përgjithshme. Punonjësi juaj i Binjakëve nuk është dikush q? mund ti b?j? t? gjitha, edhe nëse ai është një personalitet i dyfishtë. Ai do të jet? m? af?r k?tij njeriu gjithçka b?r?s se kushdo tjetër, por ju do të keni nevoj? p?r punonj?sit e tjer? po aq sa keni edhe p?r t?.
Binjak?t ndajn? me Virgjëresh?n, Bricjapin,Luanin dhe Akrepin aftësinë për t'u marrë me rastet urgjente. Ata mund ta zgjidhin nj? krizë me shpejtësi. Binjaku tipik do të marrë vendime të menjëhershme dhe do t? hidhet në veprim, ndërkoh? q? shumica e njerëzve të tjer? do jen? akoma duke menduar çfar? t? b?jn?. Ai mërzitet lehtë me rutinën,?sht? më i lumtur kur është i lirë, kështu që mos u p?rpiqni ta lidhni at? me zinxhir? pas karriges s? pun?s. Shumica e Binjak?ve kan? aft?si kaq t? mira bind?se, sa mund ti b?nin njer?zit t? blinin gj?ra q? mund edhe t? mos i p?rdorin fare. Do t? ishte ide e mir? për ta shfrytëzuar talentin e tyre në sektorin e shitjeve ose aktivitetet promovuese. Kur gjuha e art? e Binjakëve fillon t? flas? p?r virtytet e firmës tuaj, ju nuk do ta njihni as vet? kompanin? tuaj, sado ta doni at?. Dërgoni punonj?sin tuaj t? Binjak?ve p?r t? shitur ide apo produkte n? publikun e gjer?, apo p?r t? mbyllur nj? marr?veshje t? r?nd?sishme me klient?t jasht? n? restorante apo fusha golfi. Nëse ju duhet ta mbani atë në zyrë, të jeni i kujdesshëm ku do ta vendosni atë. Ai nuk do ta duroj? dot mbikëqyrjen e ashpër t? Luanit apo Bricjapit, por ai do të bëhet nervoz dhe i papërshtatsh?m në qoftë se ai duhet t? q?ndroj? mbyllur dhe nuk mund ta shpreh? veten e tij. Kur kjo t? ndodh?, punonjësi juaj i Binjakëve do të thyejë prangat e tij dhe do t? fluturoj? jashtë, për më shumë liri, pa ndier as keqardhjen m? t? vog?l. Megjithat?, ai nuk do t? largohet pa ju b?r? t? ditura arsyet e tij dhe pa provuar tju fitoj? me argumenta.
Punonjësi juaj i Binjakëve mund të jetë spikatur nga mungesa e tij gjat? aktiviteteve dhe sporteve te ndryshme t? organizuara nga stafi. Shumica e njerëzve t? M?rkurit i p?lqejn? këto sporte dhe shumë prej tyre jan? aktivizuar m? par? n? to, në sajë të shkathtësis? s? çuditshme t? Binjak?ve. Ka pak gjera q? ai nuk mund të bëjë, fal? sinkronizimit t? inteligjencës dhe duarve t? tij t? shkathta, prandaj ai mund t? llogaris? saktësisht sesi të çoj? një top të bardhë n? port? apo ta fus? n? nj? vrim? n? fush?n e gjelb?r. Sporti shpesh e tërheq atë si një mënyrë për të nxjerr? jashtë të gjith? energjin? nervore t? tij. Megjithatë, n? terma afatgjat?, Binjak?t preferojn? të b?jn? ushtrime me mendjen e tyre, sesa me fizikun. Megjithatë, ai duhet të inkurajohet që të angazhohet në aktivitete fizike, sepse n? k?t? m?nyr? do t? lodhet dhe do t? arrij? t? fle m? mir?. Pothuajse t? gjith? binjak?t jan? të prirur për pagjumësi. Shum? punonj?s t? shenj?s s? Binjakëve t? cilët punojn? në pun?, ku ?sht? e nevojshme t? jen? n? zyra q? her?t n? m?ngjes, mund t? njihen menj?her? nga rrath?t e zinj posht? syve t? tyre.
Binjaku juaj juaj do ta mbajë gjallë zyr?n me aktivitetet e shumta, m? shakat? dhe t? qeshurat e hareshme. Por ata do ti b?jn? detyrat q? jan? ngarkuar t? b?jn?. Sekretarja e M?rkurit mund të jetë daktilografistja më të shpejtë q? keni par? dhe po aq e shpejt? p?r t? kapur diktimin tuaj. Normalisht, në qoftë se ajo është një Binjake tipike, ajo do të jetë në gjendje për të formuluar një letër shum? t? qart? dhe inteligjente, pik?risht ashtu siç do ta donit ju. P?rveç gjithë talenteve t? saj si sekretare, ju do t? b?nit mir? ta vendosnit at? n? paradhom?n tuaj, ku ajo do t? impresionoj? njer?zit me sharmin dhe bukurin? e saj dhe ti drejtoj? ata p?r t? ju. (Të bëj? dy gjëra në të njëjtën kohë dhe ti p?rballoj? ato me profesionalizëm nuk është problem për një vajzë t? udh?hequr nga M?rkuri.) Ju do të keni më pak njerëz të pakënaqur q? po presin t? takohen me ju. Ajo jo vet?m do tu p?rgjigjet me ?mb?lsi t? huajve n? telefon, po do tju pres? bised?n telefonike q? jeni duke b?r? me Italin? dhe do tju lidh? me telefonat?n q? pop ret n? linj? nga Gjermania.
Unë do tju paralajmëroja q? do ishte më mirë q? ju mos t? diskutonit personalisht nj? rritje page, shp?rblime dhe t? tjera gj?ra t? k?saj forme me një Binjakë, në qoftë se nuk e p?rballoni dot m?nyr?n e tij t? t? k?rkuarit. Ndoshta duhet ti thoni nj? Demi t? prer?, Bricjapi t? vendosur apo Virgj?resh?s s? pal?kundur , p?r ta b?r? k?t? n? vendin tuaj. Nëse ju nuk bëni k?t?, at?her? punonj?si juaj Binjak mund tju mbush? mendjen q? ju ti jepni atij nj? pozit? m? t? lart? nga ajo q? ka dhe ndoshta dyfishin e rrog?s q? merr aktualisht, plus shp?rblim p?r fundmuaji. Ai do të bëjë q? t? gjitha k?to të duken krejtësisht logjike. Do t? jeni shumë më i sigurt, n?se i shmangni bisedat dhe negociatat financiare me një Binjak bindës. Nëse doni t? luani bixhoz, at?her? provojeni k?t?. Por rezultati mund t? jet? nj? premtim aq i madh shp?rblyes (vet?m p?r nj? jav?), sa mund t? mjaftonte p?r t? shp?rblyer nj? Virgj?reshe dhe nj? Gaforre për një vit.
Ka t? ngjarë q? t? d?gjoni p?r thyerje zemrash n? korridoret e kompanis? apo biznesit tuaj, n?se nj? nga punonj?sit tuaj ?sht? i shenj?s s? Binjak?ve. Një flirt p?r nj? apo dy muaj dhe ndryshimi i mendjes, ?sht? nj? sjellje e zakonshme p?r t?, para se t? piqet tamam. Ka një tendec? f?minore papërgjegjshmërie për shumë nga Binjakët (përveç nëse tabela natale tregon një natyrë më të qëndrueshme). Ai ka një mendje të paktën një milion vjeçare dhe emocionet e një adoleshenti apo t? riu (n? rastin m? t? mir?). Gjithashtu, ai edhe do t? duket shum? i ri.
E vërteta është se Binjakët, ashtu si Piter Pani, urrejn? të rriten. Dhe si Piteri, ai ka nevojë për një vajz? si Uendi, e cila t? pastroj? shtëpinë për të çdo pranverë dhe ta lejoj? t? vij? e shkoj? sa her? ai t? doj?. Nëse ju jeni lloji i shefit q? ju p?lqen t? luani rolin e Kupidit, mos e njihni at? me asnj? lloj femre q? nuk i ngjan Uendit, ndryshe do hyni n? situate t? sikletshme.
A doni q? n? zyr?n tuaj t? ket? rit?m t? vertet?? Vendosni punonjësin tuaj t? shenj?s s? Bricjapit dhe punonjësin tuaj t? Binjakëve së bashku në një dhomë për të diskutuar një projekt të ri. Pastaj vendosni pambuk në veshët tuaj për ti mbrojtur nga tingulli si zhurma e njëqind makinerive t? r?nda, shtoji edhe dyqind kaseta me Heavy Metal në të njëjtën kohë. Qëndro afër zyr?s me rrjetë të madhe për të kapur të gjitha balonat rozë që do të fluturojn? në ajër. Mblidhini ato, merrini në zyrën tuaj dhe studiojini me kujdes para se ti shponi me gjilpërë. Një prej tyre ka të ngjarë të përmbajë një ide milionë dollarëshe.