Çfarë po ndodh rreth nesh

Këto janë vendet me sekretet më të mëdha në botë, ku nuk lejohet të hyjë askush!

3 Korrik 2016

Këto janë vendet me sekretet më të mëdha në

Këto vende vazhdojnë të mbeten mister për njerëzit, pasi aty lejohen të hyjnë vetëm persona të caktuar. Për disa prej tyre, nuk dihej as egzistenca nga njerëzit e thjeshtë.

Mezhgorye- Një qytet në Rusi, në të cilin mendohet se po zhvillohet një projekt i rëndësishëm. Askush nuk ka informacion të saktë se çfarë po bëhet dhe përveç qytetarëve të vendit nuk lejohet të futet asnjë person tjetër.

Arkivat e Vatikanit- Dihet botërisht që në arkivat e Vatikanit qëndrojnë sekretet më të mëdha botërore. Për to është shkruajtur gjithmonë dhe është folur shumë. Këto arkiva janë tepër të vjetra dhe në to thuhet se mund të gjesh dokumenta me një gjatësi prej 84 kilometrash dhe me 35mijë volume. Dokumentat e ruajtura aty janë tepër të rralla dhe në këto arkiva mund të futen vetëm personat që lejon Papa.

Klubi 33- Ky është një klub privat, ku anëtarët kanë ekskluzivitetin dhe askush nuk mund të hyjë. Ai gjendet në Disneyland , Kaliforni dhe në të zhvillohen festat më luksoze e të çmendura që mund të imagjinoni.

Zona 51- Kjo zonë është në shkretëtirën e Nevadës dhe 133 kilometra larg Las Vegasit. Kjo zonë shfrytëzohet për zhvillimin dhe testimin e armëve dhe mjete4ve ajrore.

Sanktuari i Ise- Është një vend i shenjtë i cili ndodhet në Japoni. Ai i dedikohet perëndeshës së diellit, Amaterasu. Ky sanktuar rindërtohet çdo 20 vjet për të dhënë idenë e rilindjes. Aty mund të hyjnë vetëm priftërinjtë dhe familja perandorake japoneze.

Dhoma 39 – Ndodhet në Korenë e veriut dhe është krijuar në vitet 1970. Mendohet se në të falsifikohen monedha amerikane, rreth 2 miliardë në vit. Veprimtaria kriminale në dhomën 39 përfshin edhe drogën, ilaçet, cigarette dhe mashtrimet nëpërmjet skemave të sigurimeve. Kjo dhomë konsiderohet si një bankë investimesh në Kore.

RAF Menwith Hill- Një bazë aviacioni britanike në Harrogate. Ajo është qendra që siguron komunikimin e inteligjencës dhe ushtrisë britanike.

Burimi: BalkanWeb