
Faton Shoshit shpesh i referohen si përgjegjësi për suksesin ndërkombëtar të Erës. Ai vazhdon ta menaxhojë edhe tani që Era po punon për albumin e ri në SHBA, me shtëpinë diskografike “Ultra Music/ Sony Music”.
Por vitin që shkoi, Faton Shoshi u bë i njohur si i dashuri i Erës. Sipas burimeve pranë çiftit, lidhja e tyre ka nisur që përpara se “Bonbon” të kthehej në hit ndërkombëtar, dhe më vonë Era pranoi në një intervistë për “NRJ” franceze se ishte e dashuruar.
Asnjëherë nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, edhe pse ca shenja i kanë dhënë, përshembull ca postime të Erës ku shfaqej Fatoni me ca zemra e gjëra të tilla. Sot, për herë të parë pas lajmit se janë të lidhur, Era e uroi Fatonin me një postim publik në Instagram, ku e quan “shokun e saj të përjetshëm”:
“Gëzuar ditëlindjen, menaxheri dhe miku im i përjetshëm. Kemi arritur kaq shumë gjëra bashkë, sa as s’i numëroj dot... Faleminderit për ditët/muajt/vitet e mrekullueshme të punës së palodhur. Edhe 100! (siç themi në Kosovë)”
Pra, është ky një konfirmim i hapur i lidhjes, një deklaratë që ruan neutralitetin apo thjesht, një sqarim se janë vetëm shokë?