Showbiz dhe TV

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i të dashurit!

5 Korrik 2017

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i

Dje, Era Istrefi, SHBA-të dhe 1450 personazhe të tjerë kishin ditëlindjen. Gaforrja më e njohur e muzikës shqiptare pati një maratonë surprizash ushqimore në dhomën e saj, ku ishte edhe një tortë nga motra Nora Istrefi.

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i

“Gëzuar ditëlindjen, Era mbush 23”, kishte shkruar Nora, “S’mund të kisha një motër më të mirë as në ëndrra. Të dua shumë”

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i

Urime i erdhën nga shumë bashkëpunëtorë në muzikë, si Ledri Vula, i cili është hot se gjithashtu ka lindur në korrik:

“Gëzuar ditëlindjen, Gaforre”, e uroi Ledri në Instastory.

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i

Megjithatë, urimin më të përzemërt ia bëri Faton Shoshi, menaxheri dhe i dashuri (i përfolur) i Erës. Ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë drejtpërdrejt marrëdhënien, por Era u shpreh në një intervistë vjet se është e dashuruar dhe urimet që i bëjnë njëri-tjetrit tregojnë shumë:

“Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime e rrezikut. Jam i bekuar që ti je pjesë e jetës sime”

Surpriza pafund për ditëlindjen e Erës, por asnjë si urimi i

Kur Shoshi kishte ditëlindjen në qershor, Era i dedikoi një urim po kaq të përzemërt, ku e quante “shok jete”. (shiko këtu)