Ylli i Hollywood-it Kevin Spacey ka reaguar mënjëherë sapo ka dëgjuar për akuzat seksuale të bëra nga një aktor i ri, i cili ka patur shansin të luajë pranë tij vite më parë.
Anthony Rapp i cili ka qenë vetëm 14 vjeç asokohe, ka treguar se ylli i “House of Cards”, ka qenë i dehur kur e ka ftuar atë në një festë, vend në të cilin ka ndodhur pikërisht incidenti i pakëndshëm.
Fituesi i çmimit Oscar, si aktori më i mirë në filmin 'American Beauty', ka reaguar menjëherë duke u përpjekur të kujtojë ngjarjen e ndodhur 30 vite më parë.
“Unë sinqerisht nuk e mbaj mend këtë takim, sepse kanë kaluar shumë vite. Por nëse jam sjellë siç e përshkruan ai, i kërkoj ndjesë publike, sepse ka qenë e gjitha nën efektin e pijes. Kam dashuruar dhe kam patur lidhje me djem dhe vajza gjatë gjithë jetës time dhe tani kam vendosur të jetojë si homoseksual.”- shkruan ai, duke shtuar se është i tmerruar nga kjo që po dëgjon.
Nga ana tjetër, Rapp ka treguar se zgjodhi ta tregonte pikërisht tani këtë incident, për të mbështetur gratë pas abuzimeve të gjigandit të kinemasë Weinstein.
Burimi: BBC