Celebrity

Makthi s'ka fund për yllin e filmave: Akuzat e reja shembin figurën e tij!

1 Nëntor 2017

Makthi s'ka fund për yllin e filmave: Akuzat e reja shembin

Një tjetër figurë e njohur Hollywood-i  ka akuzuar hapur për abuzim seksual aktorin Kevin Spacey. Tony Montana, regjisor i njohur dokumentaresh, është shprehur se ylli i “House of Cards” ka abuzuar me të rreth vitit 2003. Ai tregon se incidenti ka ndodhur gjatë kohës që ai ka qenë në një bar bashkë me Spacey-in dhe një grup të tjerë njerëzish.

Makthi s'ka fund për yllin e filmave: Akuzat e reja shembin

“Shkova për të porositur një pije dhe pashë Kevin pas meje që më ngacmonte me duar dhe kërkonte që të shkoja me të diku.”- tregon Montana.

Regjisori është shprehur se të tilla gjëra nuk janë të lehta për tu treguar dhe vetëm tani gjeti guximin për ta thënë hapur ngjarjen që i ka mbetur gjatë në me kujtesë.

Makthi s'ka fund për yllin e filmave: Akuzat e reja shembin

Ndërkohë, pas skandalit  është pezulluar gjithashtu sezoni i gjashtë i serialit “House of Cards” dhe aktorit i janë hequr çmime të rendësishme të marra gjatë karrierës së tij shumë vjeçare.

Burimi: Daily Mail