Celebrity

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur homseksualitetin: 17 vite më parë

7 Nëntor 2017

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur

Që prej fundit të tetorit, Kevin Spacey është të paktën nën 10 akuza për ngacmime seksuale, me djem rritur dhe minorenë. Përveçse iu adresua akuzave, Spacey doli publikisht si homoseksual, pas vitesh të tëra fshehjeje.

Vetëm se thashethemi kishte vite që qarkullonte në Hollywood. Madje ishte më shumë se thashethem duke marrë parasysh fotot e mëposhtme.

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur

Fotot u shkrepën në 25 mars të vitit 2000, një ditë para se ai të merrte çmimin Oscar për aktorin më të mirë në “American Beauty”. Asokohe, Spacey 41-vjeçar shihet pranë një modeli të paidentifikuar 21-vjeçar teksa ngjiten majë në kodre në Topanga, California.

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur

Fillimisht u publikuan në një tabloid dhe Spacey i varrosi për të ruajtur fasadën si një burrë heteroseksual. 17 vite më vonë, Daily Mail ripublikoi imazhet.

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur

Sekuenca e fotove nis me dyshen që blejnë revista në një stendë. Më pas i drejtohen parkut Oakland Memorial ku ngjiten në një shkëmb, në të cilin shtrihen të përkëdheleshin. Fotot shfaqin Spacey-n që i bën masazh të riut, që i mbështetet mbi kraharor e më pas i përkulet në prehër.

Publikohen fotot që Spacey varrosi për të fshehur

Për të gjitha fotot, kliko këtu.

Burimi: Daily Mail