Dua Lipa arriti të ishte në krye të klasifikimeve muzikore britanike falë këngës “New Rules”, ku na udhëzonte si të mos ia hapnim celularin atij, sepse thjesht kishte pirë dhe ndjehej vetëm, pra e thënë shkurt të mos ktheheshim më te ish- i.
Siç ndodh me të gjitha ne, që për të këshilluar miket jemi të papara, kur vjen puna te marrëdhëniet tona gjërat ndryshojnë.
Pas pesë muajve bashkë, Dua dhe Paul Klein u ndanë këtë muaj. Këngëtarja u njoh me Paul- in, i cili është pjesë e bandës LANY verën e shkuar dhe i kaluan Krishtlindjet bashkë në Londër.
“Dua dhe Paul kaluan shumë mirë bashkë por pastaj gjërat thjesht s’po ecnin.” tha një i afërt.
Një burim për “The Sun” tha se Dua ndërkohë është duke mbajtur kontakte me ish- in e saj Isaac Carew.
“Ndarja i risolli në mendje disa kujtime me Isaac- un , me të cilin u nda vitin e shkuar. Ajo i ka shkruar atij por ka qenë jashtë shtetit ndaj nuk janë takuar ende.”
Me këtë që mësuat tani dyshojmë se do të qëndroni aq të prera. Tani që Dua ju hapi rrugë, justifikimin e keni.