Celebrity

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të parë: Vjen në jetë më e vogla e Kardashian-ëve

4 Shkurt 2018

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të parë:

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër të një vajzë, për herë të parë. Lajmin e publikoi vetë Kylie me anë të një postimi në Instagram ku shpjegon  pse e mbajti shtatzëninë të fshehtë.

“Më falni që nuk iu tregova gjë edhe pse ju vazhdonit hamendësonit. E di që jeni mësuar t’ju marr mevete në çdo udhëtim timin. Shtatzënia ime ishte diçka që zgjodha ta bëja larg syve të botës. E dija që duhet të merrja pak kohë që të përgatitesha për rolin e një jete në një ambient të qetë, të shëndetshëm e pa stres. Nuk ka një moment befasie, apo deklaratë të paguar të planifikuar. E dija që foshnja ime do të ndjente çdo stres dhe çdo emocion timin kështu që zgjodha ta bëj në këtë mënyrë për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë.

Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime. Në fakt do të më marrë malli. I vlerësoj miqtë dhe sidomos familjen time që më ndihmuan ta bëj këtë moment sa më privat të ishte e mundur. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme u lind më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Ndjej aq shumë dashuri dhe lumturi sa mund të plas. Faleminderit që më kuptuat.”

 

♥?

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Gjithashtu Kylie postoi një video 11-minutëshe me momente nga shtatzënia. Shfaqen shoqet e saj të ngushta që flasin për momentin kur e morën vesh, Travis që dëgjon ultratingujt e foshnjës në celular, Kylie që bën eko në faza të ndryshme të shtatzënisë, e momente të tjera të ëmbla.