Flokët

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni menjëherë tek parukierja

17 Mars 2018

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Të vendosësh të lyhesh flokët nuk është edhe aq e thjeshtë. Çdo ditë dalin kaq shumë trende të reja sa bëhet gati e pamundur për të vendosur një ngjyrë. Mirëpo pranvera është këtej rrotull, që do të thotë se ndoshta ka ardhur koha të hidhni pas krahëve ngjyrën e flokëvë që patët në dimër. Nëse s’e keni vendosur ende ngjyrën, ne jemi këtu për t’ju dhënë disa ide.

Një prerje e guximshme flokësh kërkon patjetër një ngjyrë që të tërheqë vëmendjen direkt. Kush më mirë se e zeza?

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Ngjyra kafe e errët është një zgjidhje e duhur për këdo me tipare të errëta. Efekti i kësaj ngjyre është padyshim shumë i lartë.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Dakota-s s’mund t’i shndërrisnin kaq shumë sytë pa një ngjyrë flokësh të tillë. Një nuancë e tillë duket mjaft natyrale dhe krijon një pamje më të ngrohtë të lëkurës.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Ngjyra gështenjë nxjerr më në pah freskinë e lëkurës dhe është e duhura për një brune që s’dëshiron të eksperimentojë shumë.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Pranvera e sidomos vera janë stinët ideale për të testuar nuancat ombre.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

E kuqja si bakër, e ngjashme me ngjyrën e kanellës duket mjaft këndshëm dhe i jep dritë fytyrës. Këto nuanca përshtaten mirë për vajzat me sy të shkruar.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Sa portokalli aq edhe e kuqe, një nuancë e tillë është e ngrohtë dhe e përshtatshme për stinët si pranvera, vera pse jo mund ta mbani edhe në vjeshtë.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Gjithashtu mund të vazhdoni të mbani rrënjët e errëta, ndërsa pjesën tjetër të flokëve në nuanca më të lehta, për shembull bjonde ose kafe e çelët.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Një ngjyrë si kjo e Gigi-t është përzierje e ngjyrës së bronzit me nuancat e bjondes. Efekti duket natyral sepse përshtatet me ngjyrat e tokës.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Shkëlqimi prej ari nuk është aspak i tepruar kur vjen puna tek nuancat e bjondes shampanjë.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Por mund të eksperimentoni edhe me platinin, një ngjyrë bezhë më e butë se argjendi që është shumë i përshtatshëm për bjondet natyrale.

Ngjyrat e flokëve që do t'ju bëjnë të shkoni

Burimi: Brides