Celebrity

Channing Tatum dhe bashkëshortja deklarojnë ndarjen nga njëri-tjetri

3 Prill 2018

Channing Tatum dhe bashkëshortja deklarojnë ndarjen nga

Channing Tatum dhe jenna Dewan i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas thuajse nëntë vitesh martesë. Lajmin e bënë publikë vetë ata, përmes një deklarate të përbashkët:

"Kemi diçka për të thënë.

Është i çuditshëm fakti që duhet të ndajmë një lajm të këtij lloji me gjithkënd, por është një aspekt i jetëve që kemi zgjedhur të jetojmë, për të cilat jemi shumë mirënjohës. Po jetojmë në kohëra të mrekullueshme, kohëra në të cilat e vërteta mund të shtrembërohet. Prandaj duam t’ju tregojmë të vërtetën, ta lexoni këtu dhe të jeni të bindur që s’është shpikje.

Kemi zgjedhur me dashuri të ndahemi si çift. Ramë marrëzisht në dashuri me njëri-tjetrin shumë vite më parë dhe kaluam vite magjike bashkë. S’ka ndryshuar asgjë, e duam shumë njëri-tjetrin , por kjo dashuri po na çon në rrugë të ndryshme. Nuk ka sekrete dhe as ndodhi skandaloze në qendër të vendimit tonë. Jemi thjesht dy miq të mirë që po kuptojmë se është koha të kërkojmë pak hapësirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të jetojmë të lumtur dhe të përmbushur. Jemi ende një familje dhe do të jemi gjithmonë prindër të përkushtuar për Everly-n. Nuk do të japim komente të mëtejshme dhe ju falenderojmë që po respektoni privatësinë e familjes sonë.

Duke ju dërguar dashuri të gjithëve, Chan & Jenna”

 

A post shared by Channing Tatum (@channingtatum) on

Dyshja u njoh në sheshxhirimin e Step Up dhe u lidhën në 2006-n. Në 2009-n u martuan dhe kanë një vajzë bashkë, të quajtur Everly.

Channing Tatum dhe bashkëshortja deklarojnë ndarjen nga

Më herët gjatë këtij viti, Jenna foli për martesën e saj në një intervistë: “Kemi pasur gjithmonë të njëjtat vlera, por nuk jemi perfektë. Tallesh? Zihemi si gjithë çiftet, s’biem dakort. Ka ditë kur as s’e kemi qejf njëri-tjetrin.”