Pas 6 vitesh lidhje keçisti i famshëm John Cena dhe partnerja e tij Nikki Bella i kanë dhënë fund historisë së tyre!
“Ky vendim ishte një ndër më të vështirët, por gjithsesi ne vazhdojmë ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Kërkojmë vetëm të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe.”- deklaroi çifti për UsWeekly.
40-vjeçari Cena një vit më parë i propozoi papritur martesë pas përfundimit të ndeshjes. Në mes të ringut, ai iu ul në gjunjë duke i bërë dekaratën më të ëmbël të dashurisë, të cilën ju mund ta lexoni këtu.
Që prej 2012-it, dyshen mund t’i shihje kudo bashkë dhe përherë e më të dashuruar.
“Lidhjet janë të vështira. Mos mendoni se dashuria është e thjeshtë. Ajo është shumë e bukur, por kemi arritur në një pikë që mendojmë se pas 6 vitesh bashkë, dashuria nuk është dhe aq e thjeshtë. Si çdo njeri, edhe ne kemi problemet tona. Disa prej tyre i kemi bërë publike, disa të tjera jo.”-është shprehur sportisti i famshëm muajin e kaluar.
Për herë të fundit, çifti është parë në shoqërinë e njëri tjetrit të dielën e 8 prillit.