Instagramming

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e Mozzik:'T'ju vijë turp'

20 Prill 2018

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e

Kënga “Madam” ishte projekti më i fundit i Mozzik, i cili në vetëm 24 orë kaloi çdo pritshmëri duke kapur shifrën e 1 milion shikimeve në YouTube, rekord ky i mbajtur nga Ledri dhe Noizy. Por kënga që bëri bujë është fshirë me urdhër nga YouTube-i.

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e

Siç kuptohet edhe nga fotoja, fshirja e videos nga kanali “2 Euro Gang” në YouTube lidhet me shkelje  të së drejtës së autorit. Ka qenë Zzap & Chriss, pjesë e shtëpisë diskografike “On Records”, të cilët kanë raportuar projektin më të ri të këngëtarit.

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e

Mozzik dhe Getinjo kanë reaguar në Instagram, ku shkruajnë “Marre ju qoftë” (T’ju vijë turp) krahas fotos së vidoes së fshirë. “Nuk ju shaj tani. Ndaleni popullin të më dëgjojë dhe atëherë do t’jua zgjasë dorën”, shkruan me ironi Getinjo.

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e

Dy vëllezërit u larguan aspak miqësisht nga kompania që i menaxhonte, “On Records”, e cila zhduki çdo këngë të tyre. Menaxheri Met Elshani u shpreh për “Ekspress” në janar se këngët janë fshirë sepse mund të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi me videoklipet, të drejtat e shpërndarjes i kanë vetë (për më shumë, kliko këtu). Ndërsa për fshirjen e këngës “Madam” publikuar në labelin “2 Euro Gang” nuk ka ende ndonjë reagim.

Prishja e kontratës të të dyja palëve nuk përfundoi aspak miqësisht; Mozzik dhe Getinjo u hodhën në gjyq dhe duhet të paguajnë 1.4 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës, investimin në ta dhe dëmtimin e imazhit.

“Madam” arriti 7 milionë klikime pak para fshirjes nga YouTube,

Pas suksesit me 7 milionë klikime, zhduket me urdhër kënga e

i cili për disa vite përdor shërbimin e ID-së, që skanon automatikisht gjurmët e së drejtës së autorit. Për rast si ky në fjalë, ku supozohet se dikush ka përfituar dhe ka përdorur një material të dikujt tjetër, mund të merret masat për dëmshpërblim monetar dhe kthim të gjithë fitimeve nga kënga.

Detaje më të hollësishme se si qëndron e vërteta e këngës, mbeten për t’u parë.