Klea Huta ka prezantuar disa programe televizive në Tv Klan, si “Gjeniu i Vogël” apo “Maratona e Këngës Popullore”, mirëpo për momentin moderatorja dhe këngëtarja po qëndron larg televizionit si prezantuese. Por emisioni i mëngjesit në NRG Radio, “Chaud Patate”, ka zbuluar disa detaje mbi projektin e ri të saj.
Sipas tyre, burime të afërta kanë konfirmuar se së shpejti Klea do të fillojë një emision të ri, këtë herë në Top Channel. Nuk dihet ende se për çfarë emisioni bëhet fjalë, por që burimet shprehen se Klean do ta shohim së shpejti si pjesë e Top Medias.
Për momentin, ajo i është përkushtuar teatrit
dhe muzikës. Së shpejti do të publikojë këngën “Bla Bla Bla” krijuar nga studioja e të dashurit të saj, këngëtarit dhe kompozitorit Elgit Doda.