Sex

Gjithë pyetjet për seksin anal marrin përgjigje tani

22 Qershor 2018

Gjithë pyetjet për seksin anal marrin përgjigje tani

“Seksi anal mund të jetë shumë i sigurtë dhe tabutë duhet t’i largoni menjëherë. Është thjesht një sjellje seksuale e pranishme në marrëdhëniet heteroseksuale dhe në ato brenda së njejtës gjini. Pra, nuk është aspak një aktivitet që ndodh rrallë dhe i rrezikshëm. 20% e grave e kanë provuar seksin anal brenda moshës 20-39 vjeç. Nëse e keni provuar dhe keni dyshime, nëse doni të dini më shumë apo nëse keni dëshirë ta provoni për të eksperimentuar me jetën tuaj seksuale, duhet të lexoni këto gjëra më parë”, u shpre Stacy Tessler Lindau, profesoreshë në Universitetin e Mjekësisë në Chicago.

A është e mundur që të dëmtohet anusi?

Po, ekziston si mundësi që anusi të dëmtohet sidomos nëse jeni pa eksperiencë në lidhje me seksin anal. Por me disa teknika të thjeshta mund ta shmangni si problem. Filloni me penetrime të vogla, përdorni lubrifikant për të minimizuar dhimbjet.

A mund të marrim infeksion nga një marrëdhënie e tillë?

Po, patjetër. Jashtëqitja del përmes anusit, çka do të thotë se janë të pranishme baktere, të cilat mund të shkaktojnë infeksion vaginal nëse prekin vaginën. Për të shmangur një gjë të tillë, sigurohuni që partneri të përdorë prezervativë në mënyrë që të shmangë transmetimin e baktereve.

A ka rreziqe të tjera?

Në fakt, një seks anal i pambrojtur mund të rrisë rrezikun e transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë këtu edhe virusin HIV. Sërish prezervativët ju vinë në ndihmë.

A mund ta refuzojmë PËRJETËSISHT seksin anal?

PO, një PO e madhe. Është e rëndësishme që ta provoni me një partner të sigurt, me të cilin mund të komunikoni pa dorashka dhe të siguroni një përvojë të mirë. Megjithatë mbani mend diçka: Nëse është e dhimbshme dhe nuk e përballoni dot, ndaloni dhe mos e provoni më. Kaq e thjeshtë.

Burimi: Women's Health