Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi!
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku janë bërë sot prindër për herë të parë.
Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se Xhensila ka sjellë në jetë ditën e sotme vajzën e saj dhe se momentalisht ajo dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë.
Tashmë është ende herët për të marrë vesh emrin e vajzës së së sapoardhur në jetë, por me shumë gjasa për këtë do të informohemi në orët apo në ditët në vijim.
Xhensila dhe Besi lidhën kurorë rreth një vit më parë, duke zyrtarizuar kështu romancën e tyre disa vjeçare.