Kur bëhet fjalë për Beyonce-n, të gjithë VIP-at tanë bëhen bashkë dhe presin ta shohin me po aq dëshirë sa të gjithë ne.
Mjafton të keni parë postimet e fundit të Elvana Gjatës, Ermal Mamaqit apo Almeda Abazit për ta kuptuar që ndodhen në Nice të Francës.
Dhe janë të gjithë me një qëllim të vetëm!
Të shohim mbretëreshën e pop-it tek performon në turin e saj të radhës.
Pak minuta më parë, Ermali postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto ku shfaqej bashkë me Amin, Elvanën, Almedën dhe bashkëshortin e saj Tolgahan-in.
“Kur vje puna tek Beyonce dhe Jay Z, jemi të gjithë fansa!”- shkruan Ermali, postimi i të cilit pasohet nga një tjetër foto e Abazit.
“Kam ardhur për të parë mbretëreshën time!”- shkruan ajo, teksa pret bashkë me partnerin e saj të fillojë koncerti në stadiumin “Allianz Riviera”.
Ndërkohë, Tolga poston po të njëjtën foto me atë të Mamaqit dhe shkruan:"Beyonce, a mund ta përballosh gjithë këtë?"