Të paktën 24 persona janë raportuar të vdekur deri tani ndërkohë që më shumë se 100 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarreve masive gjatë mesnatës në periferi të Athinës. Autoritetet u kërkuan njerëzve të braktisnin shtëpitë pasi erërat e forta shkaktuan një ndër zjarret më të fuqishëm të 2 dekadave të fundit.
Zjarri nisi në fshatin Mati, në rajonin e Rafinës, ku shumica e viktimave humbën jetën duke qenë se u bllokuan brenda shtëpive ose makinave.
Nëntë anije patrullimi bregdetare, dy anije ushtarake dhe dhjetra anije të tjera private të ndihmuar nga helikopterë të ushtrisë u përpoqën të ndihmonin njerëzit e bllokuar në portin e Rafinës. Autoritetet vendase shpallën gjendjen e jashtëzakonshme duke u kërkuar ndihmë shteteve të tjera europine, ku Qipro dhe Spanja reaguan menjëherë.
Zjarret në pyje janë të zakonshme në Greqi gjatë këtij sezoni të nxehtë dhe të thatë me temperatura deri në 40°C.
Shënim: Lajm i përditësuar
Burimi: The Guardian