TV Mania

‘Top Story’ rikthehet në Top Channel

11 Gusht 2018

‘Top Story’ rikthehet në Top Channel

Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel dhe zëvendësimi i emisionit politik “Top Story” me “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit, ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të sezonit televiziv që lamë pas. Mirëpo përmes një video të postuar nga Top Channel, lajmërohet se “Top Story” do të rikthehet sërish në ekran; pa dhënë detaje se kush do ta moderojë, a do të zëvendësojë “Të paekspozuarit”, në cilën fashë orari do të jepet etj.

Edhe pse në rubrikën e programeve në Top-Channel.tv mungon programi i Ylli Rakipit, ende nuk është bërë e ditur se ç'do të ndodhë emisionin. Për më shumë mbi largimin e Ballës dhe të tjera detaje, mund të klikoni këtu dhe këtu.