Showbiz dhe TV

Erla Mëhilli bëhet nënë për herë të dytë dhe poston foton e të voglit

13 Gusht 2018

Erla Mëhilli bëhet nënë për herë të dytë

Rreth prillit të këtij viti u mësua se ish-zëdhënësja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ishte në pritje të fëmijës së dytë, një djali. Erla dhe partneri i saj, ish-deputetit demokrat Keltis Kruja janë prindër të një djali katër vjeçar, të quajtur Akid.

Dje, më 12 gusht, Erla solli në jetë djalin e dytë dhe sot postoi një foto të të voglit përbri vëllait të madh. Emri s’dihet ende.

Erla Mëhilli bëhet nënë për herë të dytë

I urojmë jetë të gjatë.