Kanë kaluar thuajse katër muaj që prej debatit publik mes Kozeta Kurtit dhe Ronela Hajatit. Ronela tha se në Festivalin e Këngës kanë zënë rrënjë njerëz të kohës kur i babai i saj ishte gjallë. Shkurtimisht më pas, Kozeta Kurti , një prej organizatorëve, reagoi në Facebook me një deklaratë, të cilën mund ta lexoni të plotë këtu.
“Bëj muzikë të miliontën e [babait tënd],” shkruajti Kurti pasi dëgjoi prononcimin e Ronelës në “Thumb”.
Dje, në “Edicionin Veror”, Ronela dha një intervistë të shkurtër ku iu përgjigj edhe një pyetjeje në lidhje me debatin.
“Thjesht m’u bë një pyetje, në do marr pjesë [në Festivalin e Këngës] dhe kam thënë që momentalisht nuk jam gati.”
Ndërsa për Kozetën dhe sulmin e saj, Ronela tha:
“Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek.”