Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi janë 3 vogëlushët që jetojnë në varfëri ekstreme, punojnë me ç’të munden për të siguruar bukën e gojës dhe sikur të mos mjaftonte, përballen me bullizmin.
Në një video të “Fundjavë Ndryshe”, ata rrëfejnë mes lotësh se shokët u thonë “zhuls”, në shkollë nuk i afron askush dhe përjetojnë çdo ditë dhunë fizike dhe verbale, a thua se nuk u mjafton uria.
Duhet me patjetër të jenë vetëm? Nëse “Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset për të ndërtuar një shtëpi të re falë donacioneve të mbledhura këtu,
lind pyetja: Po me gjendjen e tyre emocionale kush do të kujdeset?! A nuk duhet t’u mësojmë fëmijëve të jenë të sjellshëm me të tjerët, pavarësisht situatës? A nuk duhet që mësuesja në klasë të mos e tërheqë prej veshi Ergysin e vogël, sepse është etalon për sjelljet e fëmijëve të tjerë?
Videon e plotë e shihni në vijim, ndërsa nëse keni dëshirë për t’i ndihmuar kontaktoni këtu.