Showbiz dhe TV

Rita ora pozoi lakuriq dhe jo më kot

4 Tetor 2018

Rita ora pozoi lakuriq dhe jo më kot

Rita Ora pozoi nudo për revistën “Clash” dhe jo më kot. Gjithë fotoja lidhet me përmbajtjen e intervistës dhe lançimin e albumit “Phoenix”.

Duke folur për “rikrijimin” e saj, që s’mund të imagjinohet në mënyrë tjetër përveçse duke pozuar pa asnjë rrobë veshur, Rita tregoi për disa nga pengesat që ka hasur gjatë këtyre 6 viteve karrierë të mirëfilltë.

“Ndiej sikur sapo kam filluar, në një mënyrë të çuditshme. Njoh disa njerëz në industrinë e muzikës, të cilët nuk dua t’i përmend me emra, që më kanë dërguar mesazhe të tipit ‘Je shumë keq bazuar në gjithë çke bërë’. Megjithatë kam fituar një respekt të ri për veten. Është koha për të hedhur prapa krahëve të kaluarën dhe për të nisur një kapitull të ri”, tha ajo.

Albumi “Phoenix” lidhet pikërisht me idenë të “rilindurit”, për të cilin foli edhe Rita më sipër. Feniks është një zog që sipas mitologjisë së disa popujve të vjetër, ka aftësinë të digjet dhe të ringjallet sërish përmes hirit të vet. Ai është përdorur gjithnjë si simbol i ripërtëritjes së përjetshme e i ringjalljes së pandërprerë.

Rita ora pozoi lakuriq dhe jo më kot

I përbërë më së shumti nga këngë pop, si “Anywhere”, “Let me love you”, “Girls”, “Your Song” etj, albumi do të lançohet më 23 nëntor.