Showbiz dhe TV

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

10 Tetor 2018

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

Pas diss- eve të shumta ndaj Fifit, krejt papritur, ashtu si nga hiçi, Tayna do të konfliktohej me një tjetër këngëtare. Në fillim të tetorit, artistja bëri këtë postim në Instagram ku shkruante:

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

“Mami e bonën bajat krejt t’u e përdor, prej këtij momenti thirrëm Njerkë, sepse unë mund të ta marr karrierën dhe burrin gjithashtu.”

Menjëherë ka reaguar Arta Memedi e cila së bashku me reperen Rina preferojnë vazhdimisht t’i referohen vetes si “Mami”:

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

“Qetësohu ‘Njerka’ ke të drejtë, do jesh përherë e dyta! Ti ke famën por ai t’i merr paratë, unë i kam patur që të dyja!”

Kudo përflitet se Arta ka qenë në një marrëdhënie me menaxherin e Taynës, Rinorin. Në një intervistë për “Mirage”, Mehmedi është shprehur se përsa i përket zënkës, Rinori ka mbajtur anën e saj duke ia fshirë postimin Taynës.

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

“Fotoja e Taynës është fshirë nga Rinori, ai as nuk e ka lexuar çfarë ka shkruar Tayna, por duke e fshirë postimin në një anë më ka mbrojtur edhe mua, pra nuk është pajtuar me mendimin e Taynës.”

E pyetur rreth raportit të saj me Rinorin është përgjigjur:

“Raporti ynë ka qenë i afërt, kemi qenë miq shumë të mirë, ku edhe pas shkëputjes marrëdhëniet tona kanë qenë të mira ndonëse nuk kemi folur.”

Sherri Arta- Tayna: Shkak bëhet menaxheri i reperes?

Më tutje Arta ka treguar se e ka njohur Rinorin përpara se ai të ishte menaxher, çka la të kuptohej se ka patur shumë më shumë se miqësi. Këngëtarja ka shtuar se fill pas zënkës më Taynën mënaxheri e ka telefonuar dhe është përpjekur ta bindë për të fshirë postimin. Pasi Arta ka preferuar të mos i përgjigjet telefonatës së tij, sipas saj, Rinori i ka telefonuar familjarët por ajo ka qenë e bindur deri në fund për të mos fshirë asgjë.

 “E kam nisur karrierën 3 vjet më herët se Tayna. Nuk ka arsye për të folur për karrierën time apo të dikujt tjetër. Së pari unë nuk hyj në zhanrin e Taynës që të krahasohet me mua ose të më thumbojë me ndonjë foto kur unë as që e kam marrë iniciativën të shkruaj për të. Mami do të ketë para meje, para Taynës, pas meje, pas Taynës. Njerëzit nuk i duan njerkat, duan mamatë! Unë kurrë nuk jam kapur me këngëtarë të tjerë për famë sepse fama që vjen shpejt bie shpejt.”