Ditën e sotme këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli”.
Ai ka bërë një koment lidhur me imitimin që aktori i “Portokalli” Gaz Paja i ka bërë atij në një nga rolet në këtë spektakël.
Konkretisht bëhet fjalë për rolin e personazhit të quajtur Ylvi Bakeri, që është në fakt një imitim me nota të shtuara humori i këngëtarit.
Po çfarë mendon vetë Ylli për këtë imitim?
Atij duket se nuk i ka ardhur keq, por në të njejtën kohë ka disa këshilla për Gazin që sipas tij është shumë i talentuar.
“Është shumë i talentuar, nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një ‘Baftjar’ të dytë me atë Ylviun, por më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj, por jo gjithë ditën siç thotë ai. Unë do t’i këndoja diçka Gazit tani në mëngjes, që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli ‘O Gazi t’u bëfsha unë, mor u merr more me këto punë’. Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim, i them vetëm mos e trash shumë se nuk shkon,” ka thënë këngëtari.