Vip Vanity

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq për festa

20 Nëntor 2018

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq

Mbrëmë, Rita Ora festoi albumin e saj të ri “Phoenix” në një festë gjigande me bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjen. Këngëtarja veshi një fustan të zjarrtë me pupla dhe besojeni ose jo, s’na ra ky në sy. Grimi i Ritës është perfekt, edhe për festën e albumit të saj, edhe për festat e fundvitit në vijim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy place part 2 (oh and thank you for naming the cocktails based on every song on Phoenix) and the Phoenix palm readers! ???? #Phoenix OUT FRIDAY

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Baza është e pastër, buzët nude, ndërsa sytë vjedhin gjithë vëmendjen. Look-u është frymëzuar nga trendet e viteve ’60 dhe ‘70. Aty ku mbaron qepalla dhe fillon kocka e vetullës, vizatohet një vijë që ndjek relievin e syrit, siç shihet dhe në foto. Në qendër të syrit grimieri i Ritës ka vendosur vetëm xixa vibrante gri. Ngjan si diamant i shkrirë, apo jo? Rimeli është i rëndë, madje në qerpikët e poshtëm janë vizatuar disa fije me anë të penelit.

Ju mund të ndiqni fije për pe grimin e Ritës, ose mund të frymëzoheni nga disa krijime të ngjashme për një grim të paharrueshëm festiv. Deamishel, fansja më e madhe e viteve ’60 dhe ’70, krijoi këtë sy të qelibartë që ngjan yll në çdo kënd.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I live for the 60s ? also pay attention to my skin I used bronzer and blush at the center of my face and it looks cute. Also blue makes my eyes look really grey for whatever reason #motd

A post shared by Dea Mishel (@deamichellee) on

Sigurisht, mund të frymëzoheni nga Twiggy, modelja legjendare e atyre viteve, që theksonte qerpikët dhe e sillte harkun në qepallë deri në afërsi të hundës.

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq

Mina Mazzini, një tjetër ikonë e viteve ’60, mund t’ju shërbejë në rrugëtimin tuaj drejt gjetjes së një grimi ideal për festa. Mina nuk kishte vetulla dhe i vijëzonte sytë sa të mundej, gjithnjë me preçizion.

 Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq