Celebrity

Pas deklaratave kundër gay- ve, aktori heq dorë nga prezantimi i ‘Oscars 2019’

7 Dhjetor 2018

Pas deklaratave kundër gay- ve, aktori heq dorë nga prezantimi i

Mbrëmjen e djeshme, komediani Kevin Hart njoftoi se është tërhequr nga prezantimi i Oscars 2019 për aq kohë sa dikur refuzoi të kërkonte ndjesë rreth postimeve anti- gay të bëra vite më parë, të cilat janë kthyer në vëmendje sërish.

Pas deklaratave kundër gay- ve, aktori heq dorë nga prezantimi i

“Kam vendosur të heq dorë nga të prezantuarit e Oscars këtë vit... kjo sepse s’dua t’ia heq vëmendjen një nate që duhet festuar nga aq shumë artistë të talentuar dhe të mrekullueshëm. I kërkoj ndjesë sinqerisht komunitetit LGBT për fjalët e mia të pandjeshme në të shkruarën.“ u shpreh Kevin në Twitter.

Më tutje vazhdoi:

“Më vjen keq që kam lënduar njerëz. Po evoluoj dhe dua të vazhdoj ta bëj. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit bashkë dhe jo t’i përçaj. Shumë dashuri dhe vlerësim për Akademinë. Shpresoj të takohemi sërish.”

Ndonëse shumë nga tweet- et e dikushme të aktoriti janë fshirë është bërë i mundur sigurimi i disa prej tyre, ku Hart u referohet njerëzve me cilësime si “homo” apo “pederast”, gje që sigurisht solli revoltimin e mbare Twitter- it.

Ceremonia e "The Oscars" do të mbahet më 25 shkurt 2019.